Bota

1-vjetori i luftës në Ukrainë/ Biden: Nuk do të shkoj në Ukrainë, ndoshta në Poloni dhe kaq

Nuk ka vendosur ende asgjë.

9 Shkurt 2023, 18:48 Nga k.m.
1-vjetori i luftës në Ukrainë/ Biden: Nuk do të shkoj
Joe Biden

SHBA- Presidenti i SHBA-së, Joe Biden ka thënë se ai "ka gjasa" të vizitojë Poloninë së shpejti, por përjashtoi mundësinë e shkuarjes në Ukrainë me afrimin e 24 shkurtit, përvjetorit të një viti të pushtimit rus.

"Unë mund të shkoj në Poloni, por vetëm kaq,"- tha Biden në përgjigje të një gazetari që e pyeti nëse do të udhëtonte në Ukrainë. Më pas, ai shtoi: Nuk kam vendosur ende se kur do të shkoj në Poloni, apo edhe nëse do të shkoj.

Presidenti amerikan kishte vizituar Poloninë në mars të vitit 2022 dhe kishte kontakte me autoritetet polake, ndërsa kishte takuar edhe ushtarë amerikanë dhe refugjatë ukrainas.

joe biden

Sondazh

Poll