Bota

PARA DHE PAS tmerrit/ Pamjet satelitore tregojnë se në pak sekonda nga tërmeti, qytetet janë rrafshuar

Kompania Maxar Technologies ka publikuar foto satelitore që tregojnë se si dukeshin qytetet turke para dhe pas tërmeteve shkatërruese që goditën zonën.

9 Shkurt 2023, 18:26 Nga k.m.
PARA DHE PAS tmerrit/ Pamjet satelitore tregojnë se në pak sekonda nga
Foto krahasimi

TURQI- Numri i të vdekurve nga tërmetet katastrofike në Turqi dhe Siri vazhdon të rritet, ndërsa më shumë se 110,000 shpëtimtarë janë të përfshirë në kërkimin e të mbijetuarve dhe pastrimin e mbeturinave në Turqi me më shumë se 5,500 automjete.

Kompania Maxar Technologies ka publikuar foto satelitore që tregojnë se si dukeshin qytetet turke para dhe pas tërmeteve shkatërruese që goditën zonën.

Dita e katërt e kërkimeve për personat që ndodhen nën rrënojat në Turqi dhe Siri. Tërmeti shkatërrues i së hënës la pas rreth 20 mijë viktima. Në Siri, numri i përgjithshëm i viktimave është 3,162, duke përfshirë 1,900 në zonat e kontrolluara nga rebelët në veriperëndim. Rreth 1,262 vdekje janë regjistruar në pjesët e kontrolluara nga qeveria të vendit. Në Turqi, numri është rritur në të paktën 12,873. Agjencitë e ndihmës kanë paralajmëruar se numri ka të ngjarë të rritet ndjeshëm, veçanërisht në Siri, pasi ekipet e kërkimit dhe shpëtimit kalojnë nëpër rrënojat e mijëra ndërtesave të shembura mes kushteve të motit të ngrirë, përballë rrezikut të pasgoditjeve. Dhjetëra mijëra njerëz janë raportuar të plagosur në të gjithë rajonin. Shtete të ndryshme, BE dhe organizata të ndryshme kanë dërguar ndihma, në vlera monetare dhe në forca kërkimi.

termet ne turqi

Sondazh

Poll