Bota

VIDEO/ Udhëtimi me makinë i azerbajxhanasit që po bëhet VIRAL, merr 'shtëpinë' me vete për t'ia çuar vëllait të prekur nga tërmeti

Qytetari që po udhëton nga Ajzerbaxhani drejt Turqisë është Server Besirli, i cili në një intervistë tha se mblodhi çfarë kishte në shtëpi për t'ia çuar vëllait të stij.

9 Shkurt 2023, 18:13 Nga a.l
VIDEO/ Udhëtimi me makinë i azerbajxhanasit që po bëhet
Azerbajxhan

AZERBAJXHAN- Ajzberbaxhani ka qenë një ndër vendet e para që i zgjatur dorën e ndihmës pas tërmeteve Turqisë. Server Basirli është një prej qytetarëve që është solidarizuar me momentet e vështura që po kalon Turqia. Fotoja e tij me një makinë të kuqe të markës “Lada”, të ngarkuar me ç’të mundet si jorganë, batanije, e nisur drejt Turqisë është duke bërë xhiron e botës, shkruajnë mediat e huaja. 

Qytetari që po udhëton nga Ajzerbaxhani drejt Turqisë është Server Besirli, i cili në një intervistë tha se mblodhi çfarë kishte në shtëpi për t'ia çuar vëllait të stij.

"Janë gjithçka kisha në shtëpi. Vëllezërve tanë u duhen më shumë se mua në këto momente. Kështu që boshatisa shtëpinë dhe po ua dërgoj. Shpresoj që t’u hyjnë në punë edhe pse janë përdorur shumë", tha ai. 

server besirli

Sondazh

Poll