Bota

GAFA që nuk u vu re/ Zelenskyy bëhet 'kryeministër' i Britanisë së Madhe

Ka qenë këshilltari i Ministrit të Jashtëm ukrainas, Anton Gerashchenko ai i cili ka bërë humor duke shpërndarë fototgrafinë e shkrepur nga televizioni polak. 

9 Shkurt 2023, 16:24 Nga a.l
GAFA që nuk u vu re/ Zelenskyy bëhet 'kryeministër' i
Volodymyr Zelenskyy dhe Rishi SunaK

BRUKSEL- Një prej televizioneve në Poloni ka transmetuar drejtpërdrejtë për shikuesit një 'gafë', duke i vënë titullin 'Kryeministër i Britanisë së Madhe' presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy. Ky i fundit po mbante një konferencë të përbashkët me kryeministrin britanik Rishi Sunak ndërsa televizioni polak shënon nën emrin e udhëheqësit ukrainas titullin si kryeministër i Britanisë së Madhe. 

Ka qenë këshilltari i Ministrit të Jashtëm ukrainas, Anton Gerashchenko ai i cili ka bërë humor duke shpërndarë fototgrafinë e shkrepur nga televizioni polak. 

Gjatë qëndrimit në Britani të Madhe, Zelensky kërkoi nga liderët e atjeshëm që të vazhdojnë ndihmën ushtarake për Ukrainën, duke u kërkuar edhe aeroplanë luftarakë modern. Gjatë ditës së sotme në Parlamentin Evropian tha se Rusia është shteti më antievropian në botë, duke tentuar që Putin t’ua ndryshojë stilin e jetës evropianëve.

volodymyr zelenskyy rishi sunak

Sondazh

Poll