Bota

FOTO-ja që po bën xhiron e rrjetit/ Shpëtimtari grek mban në krahë foshnjën turke, mesazhi i gazetarit: Greqia që e kërcënuam dha një mësim

Panagiotis Kotridis, sqaron se fotoja e bërë nga ai nuk është e vërtetë, por është një kompozim me qëllim për të dhënë mesazhin e mbështetjes.

9 Shkurt 2023, 15:22 Nga a.l
FOTO-ja që po bën xhiron e rrjetit/ Shpëtimtari grek mban në
shpëtimtari grek mba në duar foshnjën turke

TURQI- Një shpëtimtar grek që mban në krahë nëj fëmijë turk, kjo është një nga fotot që po bën xhiron e rrjetit në morrinë e pamjeve drithëruese që vijnë nga tërmeti vdekjeprurës që goditi Turqinë dhe Sirinë. Fotoja është publikuar nga një gazetar i cili ka dashur të përcjellë mesazhin se Greqia është krah Turqisë në këtë tragjedi që ka prekur vendin. Panagiotis Kotridis, sqaron se fotoja e bërë nga ai nuk është e vërtetë, por është një kompozim me qëllim për të dhënë mesazhin e mbështetjes dhe për të vënë në pah kontributin e ekipit grek të shpëtimit në zonat e prekura nga tërmetik në Turqi, shkruajnë mediat greke. 

Greqia që e kërcënuam ‘do të vijmë papritur një natë’ i dha një mësim humanizmi diktatorit dhe bashkëpunëtorëve të tij”, shkruan gazetari HasanCucuk në statusin e tij të publikuar në Tëitter.

FOTO-ja që po bën xhiron e rrjetit/ Shpëtimtari grek mban në
fotoja e kompozuar

Turqia dhe Siria u goditën nga tërmeti shkatërrimtar 7.7 ballë, ku mbi 17 mijë persona humbën jetën, ndërsa mijëra të tjerë janë plagosur. Greqia është solidarizuar me shtetin turk. Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis njoftoi menjëherë për dërgimin e ekipit të shpëtim-kërkimit në Turqi.

termet ne turqi

Sondazh

Poll