Bota

VIDEO/ “Do ujë?”, përgjigja e 5-vjeçares që u shpëtua pas 72 orësh: Nuk jam ekzaminuar akoma

Dita e katërt e kërkimeve për personat që ndodhen nën rrënojat në Turqi dhe Siri.

9 Shkurt 2023, 15:33 Nga I.A
VIDEO/ “Do ujë?”, përgjigja e 5-vjeçares që u
Vogelushja

TURQI- Një 5-vjeçare është shpëtuar nga rrënojat ditën e sotme në Turqi, pas më shumë se 72 orësh në to. Pasi ekipi i shpëtimit nxorrën vogëlushen Hazal e pyetën: Do ujë?

Hazal u përgjigj: Jo, nuk jam ekzaminuar akoma.

Dita e katërt e kërkimeve për personat që ndodhen nën rrënojat në Turqi dhe Siri. Tërmeti shkatërrues i së hënës la pas 17,000 viktima. Agjencitë e ndihmës kanë paralajmëruar se numri ka të ngjarë të rritet ndjeshëm, veçanërisht në Siri, pasi ekipet e kërkimit dhe shpëtimit kalojnë nëpër rrënojat e mijëra ndërtesave të shembura mes kushteve të motit të ngrirë, përballë rrezikut të pasgoditjeve. Dhjetëra mijëra njerëz janë raportuar të plagosur në të gjithë rajonin. Shtete të ndryshme, BE dhe organizata të ndryshme kanë dërguar ndihma, në vlera monetare dhe në forca kërkimi.

termet ne turqi

Sondazh

Poll