Bota

TËRMETI/ Mitsotakis shpreh sërish ngushëllimin dhe premton ndihma: Do të qëndrojmë krahë Turqisë dhe Sirisë

Kryeministri shprehu sërish pikëllimin e tij në emër të të gjithë popullit grek për humbjet tragjike dhe ritheksoi se Greqia do të qëndrojë në krah të dy popujve.

9 Shkurt 2023, 15:36 Nga a.l
TËRMETI/ Mitsotakis shpreh sërish ngushëllimin dhe premton
Kyriakos Mitsotakis

GREQI- Greqia do të qëndrojë në krah të Turqisë dhe Sirisë, ka qenë mesazhi i kryeministrit Kyriakos Mitsotakis kur mori pjesë në Këshillin Evropian në Bruksel, i cili mbahet sot dhe nesër.

Kryeministri shprehu sërish pikëllimin e tij në emër të të gjithë popullit grek për humbjet tragjike dhe ritheksoi se Greqia do të qëndrojë në krah të dy popujve. Kyriakos Mitsotakis u ndal veçanërisht në çështjen e emigracionit të paligjshëm, duke theksuar se ka tendenca të forta në rritje, shkruajnë mediat greke. 

Siç ka thënë Greqia, ajo do të vazhdojë të luftojë në mënyrë që BE të bëjë më shumë për të mbrojtur kufijtë e saj të jashtëm. Kyriakos Mitsotakis tha gjithashtu se Athina pretendon burime shtesë evropiane për të pasur të gjitha mjetet në dispozicion, ndërsa theksoi gjithashtu rëndësinë e pengesave si gardhi në kufirin e Evros. Kryeministri i bëri thirrje BE-së të përshpejtojë politikat e kthimit për ata pa azil që të kthehen në vendet e tyre të origjinës.

termet ne turqi

Sondazh

Poll