Bota

Humbi 25 të afërm nga tërmeti në Turqi/ Rrëfimi drithërues i 40- vjeçarit sirian: Po na ndjek padrejtësia me gjithçka që po ndodh

Në mes të errësirës, ​​një shtëpi strehimi në Saraqib të Sirisë strehon rreth 25 trupa të viktimave të tërmetit. Këto trupa janë të të afërmve të Ahmed Idrisit, të mbijetuarit të vetëm të familjes.

9 Shkurt 2023, 15:51 Nga a.l
Humbi 25 të afërm nga tërmeti në Turqi/ Rrëfimi
Ahmad Idris

TURQI- Tërmeti shkatërrues në Siri dhe Turqi ka lënë mijëra familje të pikëlluara. Njerëzit kanë humbur të dashurit e tyre, disa vajza, djemtë, prindërit, ndërsa shumë prej tyre janë detyruar të jetojnë në mjedise të hapura pasi u janë shembur shtëpitë. Një histori është më tragjike se një tjetër. Në mes të errësirës, ​​një shtëpi strehimi në Saraqib të Sirisë strehon rreth 25 trupa të viktimave të tërmetit. Këto trupa janë të të afërmve të Ahmed Idrisit, të mbijetuarit të vetëm të familjes, shkruajnë mediat e huaja. 

Shikoni padrejtësinë që na ndjek dhe çfarë ndodhi me ne. Me gjithçka që ka ndodhur. Nuk e kam menduar kurrë se mund të vinte diçka e tillë.

Dita e katërt e kërkimeve për personat që ndodhen nën rrënojat në Turqi dhe Siri. Tërmeti shkatërrues i së hënës la pas 17,000 viktima. Agjencitë e ndihmës kanë paralajmëruar se numri ka të ngjarë të rritet ndjeshëm, veçanërisht në Siri, pasi ekipet e kërkimit dhe shpëtimit kalojnë nëpër rrënojat e mijëra ndërtesave të shembura mes kushteve të motit të ngrirë, përballë rrezikut të pasgoditjeve. Dhjetëra mijëra njerëz janë raportuar të plagosur në të gjithë rajonin. Shtete të ndryshme, BE dhe organizata të ndryshme kanë dërguar ndihma, në vlera monetare dhe në forca kërkimi.

ahmad idris termet ne turqi

Sondazh

Poll