Bota

Tërmeti shkatërrues në Siri/ Franca premton 12 milionë euro në ndihmë të sirianëve

Zëdhënësi i ministrisë së Jashtme, Francois Delams tha se ndihma do të shpërndahet nëpërmjet organizatave joqeveritare dhe Kombeve të Bashkuara në të gjitha rajonet e prekura.

9 Shkurt 2023, 16:16 Nga a.l
Tërmeti shkatërrues në Siri/ Franca premton 12 milionë euro
Francë

SIRI- Franca premtoi të enjten 12 milionë euro (pothuajse 13 milionë dollarë) ndihmë urgjente për sirianët pas tërmetit që goditi Turqinë dhe Sirinë fqinje në fillim të kësaj jave. Zëdhënësi i ministrisë së Jashtme, Francois Delams tha se ndihma do të shpërndahet nëpërmjet organizatave joqeveritare dhe Kombeve të Bashkuara në të gjitha rajonet e prekura.

Pas gati 12 vitesh lufte civile, Siria është e ndarë midis rajoneve të kontrolluara nga qeveria, grupet terroriste dhe opozitare dhe autoritetet gjysmë autonome kurde. Tërmeti me magnitudë 7.8 ballë të hënën goditi zonat e vendit të kontrolluara nga regjimi dhe opozita, shkruajnë mediat e huaja. 

Shumë viktima jetojnë në bastionin e fundit të madh të opozitës të vendit, Idlib, një enklavë në veriperëndim të Sirisë, të cilës organizatat joqeveritare kanë luftuar për të ofruar ndihmë humanitare përmes një kalimi të vetëm kufitar me Turqinë.

Ndihma e premtuar franceze do të përfshijë pesë milionë euro për një fond të Kombeve të Bashkuara që ofron ndihmë ndërkufitare në veriperëndim të Sirisë, tha Delmas. Pesë milionë euro të tjera do të shkojnë për disa OJQ franceze dhe ndërkombëtare që punojnë në përgjigjet emergjente në sektorët e shëndetësisë, strehimit, ujit, higjienës dhe kanalizimeve.

Dy milionë eurot e fundit ishin nën shqyrtim për ndihmën urgjente ushqimore. Vendet perëndimore kanë refuzuar të kenë ndonjë lidhje me regjimin e Damaskut, i cili është nën sanksione për trajtimin e civilëve gjatë konfliktit.

Delmas tha se ndihma për sirianët në asnjë mënyrë nuk do të ndryshojë "qasjen politike" të Francës ndaj qeverisë së Presidentit Bashar al-Assad dhe se Parisi ende mbështet një zgjidhje politike për t'i dhënë fund konfliktit. 

termet ne turqi

Sondazh

Poll