Politike

ZBARDHET dokumenti- Kërkesa e deputetëve të PS, përjashtohen nga marrja pjesë në Komisione 8 deputetë të PD

Deputetët e PS kërkuan përjashtimin e Luçiano Boçit, Albana Vokshit, Ervin Salianjit, Ina Zhupës, Luan Baçit, Tritan Shehut, Gazmend Bardhit dhe Bledion Nallbatit.

9 Shkurt 2023, 11:35 Nga A.B
ZBARDHET dokumenti- Kërkesa e deputetëve të PS, përjashtohen
Komision

TIRANË- Është zbardhur vendimi i marrë nga Sekratariati për Votimet dhe Etikën, për përjashtimin me dhjetë ditë nga seancat plenare dhe mbledhjet e komisioneve, të 8 deputetëve të PD. 

Në mbledhjen e djeshme në Komisionin e Etikës, deputetët e opozitës kundërshtuan kërkesën e deputetëve të PS-së. Deputetët kërkuan që diskutimet të bëhen të hapura edhe për median. Kur kjo u kundërshtua, opozitarët e gjetën zgjidhjen te mjeti më i përdorur së fundmi prej tyre, Facebook.

Deputetët e PS kërkuan përjashtimin e Luçiano Boçit, Albana Vokshit, Ervin Salianjit, Ina Zhupës, Luan Baçit, Tritan Shehut, Gazmend Bardhit dhe Bledion Nallbatit. Deputetët e PS pretendojnë se opozita ofendoi kryeparlamentaren dhe krijoi kaos në Kuvend. 

perjashtohen deputetet e pd

Dokumenta bashkëngjitur

Sondazh

Poll