9 Shkurt 2023, 15:53
Nga F.M
GJKKO
TIRANË- Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka dhënë dënimet për tetë anëtarët e grupit kriminal që u arrestuar në kuadër të operacionit 'Shpirti'. Dënimi në total është 99 vite burg, por të gjithë kanë përfituar nga gjykimi i shkurtuar, duke marrë kështu uljen e 1/3 së dënimit të caktuar nga Gjykata. Ilirjan Duçellari është dënuar më shumë nga të gjithë, me 17 vite burg. Ai njihej si 'Kokëlopa' apo 'Daja' dhe do të qëndrojë 11.4 vite pas hekurave. Julian Bejdollari, Aurel Kalari, Kleo Bregu, Orhan Duçollari dhe Rexhino Muçaj janë dënuar me nga 13 vite burg secili, por do të vuajnë 8 vite e 8 muaj. Me 12 vite është dënuar Alban Koshi, ndërsa Mariglen Ducellari me vetëm 5 vite. Këta dy të fundit do të vuajnë përkatësisht 8 dhe 3 vite e 4 muaj burg.
Dënimet e dhëna:
Julian Bejdollari, 13 vite burg (8 vite e 8 muaj burg)
Ilirjan Duçellari, 17 vite burg (11.4 vite burg)
Alban Koshi 12 vite (8 vite burg)
Mariglen Duçellari 5 vite (3 vite e 4 muaj burg)
Aurel Kalari 13 vite burg (8 vite e 8 muaj burg)
Kleo Bregu 13 vite burg (8 vite e 8 muaj burg)
Orhan Duçollari 13 vite burg (8 vite e 8 muaj burg)
Rexhino Muçaj 13 vite burg (8 vite e 8 muaj burg)
Të gjithë u shpallën fajtorë për veprat penale: “Kultivimi i bimëve narkotike”, në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”, “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, mbetur në tentativë, “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal ,“Pastrimi i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuara nga nenet, 284/1, 28/4, 283/a/1 e 22, 28/4, 283/a/1, 28/4, 287/1 gërma “d”, 333/a/1 dhe 334/1 të Kodit Penal.
Prokuroria e Posaçme përfundoi hetimet dhe çoi për gjykim dosjen e operacionit “Shpirti” me 31 të pandehur. Mes tyre janë edhe pesë funksionarë publik, duke filluar nga prokurori i Vlorës, Maksim Sota dhe Ilirjan Balla, ish-shef i trafiqeve në Policinë e Shtetit, Artur Krasniqi, Festim Lelaj, të gjithë të akuzuar për shpërdorim detyre. Mes të dërguarve për gjykim janë edhe dy truprojat e ish ministrit Saimir Tahiri, Paul (Agustin) Deda dhe Hekuran Marku, njëri i arrestuar në Francë dhe tjetri në Gjermani. Të dy janë të dyshuar si i përfshirë në 'skemën' e trafikut ndërkombëtar të kanabisit që grupi kriminal i drejtuar nga Ilirjan Duçellari. Pritet dënimi për të gjithë të tjerët.
operacioni shpirti
Aktualitet
9 Shkurt 2023, 15:47
F.M
Infektivi
TIRANË- Igli Spahija dhe Bledar Bali, dy personat që u vunë në pranga pasi dhunuan mjeken në pavionin e ...
Aktualitet
9 Shkurt 2023, 14:45
A.B
Ambulance
TIRANË- Ndërron jetë 53-vjeçari në kryeqytet. Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur ditën e sotme ...
Aktualitet
9 Shkurt 2023, 14:39
a.l
foto ilustruese
KRUJË- Një ngjarje e rëndëështë shënuar pasditen e sotme në Fushë-Krujë. Një banes&e...
Aktualitet
9 Shkurt 2023, 14:20
I.A
Policia
TIRANË- 12 persona janë arresuar ditën e sotme në Tiranë për vepra të ndryshme penale. Mësohet se 2 pe...
Aktualitet
9 Shkurt 2023, 14:16
A.B
Policia
TIRANË- Interpol Tirana në bashkëpunim me homologët italianë, kanë vënë në pranga 33-vjeçarin R...
Aktualitet
9 Shkurt 2023, 14:11
A.B
Avokati i Popullit
TIRANË- Avokati i Popullit përmes një shkrese Drejtorisë së Burgjeve ka kërkuar që të gjend...
Aktualitet
9 Shkurt 2023, 13:17
k.m.
Brikena Frakulli
TIRANË- Brikena Frakulli, e cila u arrestua nga Policia e Shtetit si drejtuese e një grupi kriminal i trafikut të drog...
Aktualitet
9 Shkurt 2023, 12:39
k.m.
QSUT
TIRANË- Qendra Spitalore Universitare në Tiranë ka reaguar pas dhunimit te mjekes një ditë më parë nga dy persona, ...
Aktualitet
9 Shkurt 2023, 12:12
A.B
Momenti i shpetimit
TURQI- Ekipi shqiptar i shpëtimit ka mundur të lokalizojë rreth 25 persona të cilët kanë mbetur n&eu...
Aktualitet
9 Shkurt 2023, 12:02
A.B
Termet
TIRANË- Tërmet në Shqipëri! Një tërmet është regjistruar sot në vendin tonë, ku lëkundjet jan...