Aktualitet

E rëndë/ Digjet banesa e të moshuarit në Fushë-Krujë, ndërron jetë 92-vjeçari i sëmurë

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:30 në lagjen 'Punëtori', ku si pasojë e rrjedhjes së gazit nga një furnelë ka rënë zjarr në banesën e të moshuarit,

9 Shkurt 2023, 14:39 Nga a.l
E rëndë/ Digjet banesa e të moshuarit në
foto ilustruese

KRUJË- Një ngjarje e rëndëështë shënuar pasditen e sotme në Fushë-Krujë. Një banesë ku jetonte një 92- vjeçar është përfshirë nga flakët, e për pasojë i moshuari ka humbur jetën. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:30 në lagjen 'Punëtori', ku si pasojë e rrjedhjes së gazit nga një furnelë ka rënë zjarr në banesën e të moshuarit, ku ky i fundit nuk ka mundur të shpëtojë dhe ka ndërruar jetë nga asfiksia. 

'Fushë Krujë/Informacion paraprak- Rreth orës 13:30, në lagjen “Punëtori”, dyshohet se për shkak të rrjedhjes së gazit nga një furnelë, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit H. A., 92 vjeç, i cili për pasojë, ka humbur jetën', njofton policia. 

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

zjarr ne banesën në fushe kruje

Sondazh

Poll