Aktualitet

Dhunimi i mjekes, QSUT: Kërkojmë mbështetjen në punën tonë të çdo pacienti dhe familjari

QSUT deklaron se dënojnë dhunën ndaj koleges së tyre dhe kërkojnë mbështetje nga çdo pacient dhe familjar në punën e tyre, në mënyrë që shërbimi të vijojë normalisht.

9 Shkurt 2023, 12:39 Nga k.m.
Dhunimi i mjekes, QSUT: Kërkojmë mbështetjen në punën
QSUT

TIRANË- Qendra Spitalore Universitare në Tiranë ka reaguar pas dhunimit te mjekes një ditë më parë nga dy persona, teksa ishte në krye të detyrës. Një ditë më pas, QSUT deklaron se dënojnë dhunën ndaj koleges së tyre dhe kërkojnë mbështetje nga çdo pacient dhe familjar në punën e tyre, në mënyrë që shërbimi të vijojë normalisht.

"Shërbimi Infektiv në QSU "Nënë Tereza" është një ndër shërbimet pararojë që punon me përkushtim ndaj çdo pacienti. Nisur nga rasti i dhunshëm ndodhur së fundmi ndaj koleges tonë, ne dënojmë dhunën ndaj bluzave të bardha dhe kërkojmë mbështetjen në punën tonë të çdo pacienti dhe familjari, në mënyrë që shërbimi të vijojë normalisht dhe në cilësinë e duhur. Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” do të vijojë të mbështesë maksimalisht stafet mjekësore në punën e tyre të palodhur duke garantuar sigurinë në vendin e tyre të punës dhe mbrojtjen e dinjitetit profesional të mjekut në shoqëri,"-shkruan QSUT.

Dje, Igli Spahija, 41 vjeç dhe Bledar Bali, 54 vjeç, u arrestuan nga policia e Tiranës, pasi kanë goditur për shkak të detyrës një mjeke në QSUT, ndërsa nën hetim për ngjarjen janë vënë edhe 3 persona të tjerë. Të arrestuarit, që kanë qenë nën ndikimin e alkoolit, pasi kanë marrë vesh se i vëllai i tyre kishte vdekur, fillimisht janë konfliktuar me rojën e spitalit. E më pas kanë hyrë brenda godinës, kanë thyer çfarë u ka dalë përpara dhe janë zënë me stafin e spitalit, teksa kanë goditur e qëlluar mjeken që ka pasur nën kujdes të afërmin e tyre, pasi sipas tyre ishin përdorur mjekime të gabuara.

qsut dhunohet mjekja ne qsut

Sondazh

Poll