9 Shkurt 2023, 14:11
Nga A.B
Avokati i Popullit
TIRANË- Avokati i Popullit përmes një shkrese Drejtorisë së Burgjeve ka kërkuar që të gjendet sa më shpejt zgjidhje sa i takon mbipopullimit në institucionet e vuajtjes së dënimit. Kjo kërkesë ka ardhur pas ankesës së disa të paraburgosurve, që vuajnë dënimin në burgun e Elbasanit. Shqetësimet e të paraburgosurve të ngritura në ankesë, konsistonin në probleme që lidhen me mbipopullimin e këtij institucioni, kushtet e jetesës në mjediset e tij, shërbimin e pamjaftueshëm shëndetësor, mungesën e barnave, trajtimin ushqimor, kushtet e fjetjes dhe të higjienës personale, shpërblimet për punën e të paraburgosurve si dhe privimit të takimeve me familjarët.
E PLOTË:
Avokati i Popullit përmes Mekanizmit Kombëtar kundër Torturës ka marrë në shqyrtim ankesën drejtuar nga i paraburgosur O. K, në emër edhe të 22 të paraburgosurve të tjerë, që vuajnë dënimin në Institucionin e
Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) në Elbasan.
Konkretisht, shqetësimet e të paraburgosurve të ngritura në ankesë, në mënyrë të përmbledhur konsistonin në probleme që lidhen me mbipopullimin e këtij institucioni, kushtet e jetesës në mjediset e tij, shërbimin e pamjaftueshëm shëndetësor, mungesën e barnave, trajtimin ushqimor, kushtet e fjetjes dhe të higjienës personale, shpërblimet për punën e të paraburgosurve si dhe privimit të takimeve me familjarët.
Avokati i Popullit thekson se e drejta e ankimit dhe paraqitjes së kërkesës nga të burgosurit, është një e drejtë e parashikuar në ligjin nr.81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”.
Avokati i Popullit përsërit me shqetësim të madh problematikat e krijuara në lidhje me mbipopullimin në IEVP Elbasan, por dhe në disa IEVP të tjera. Kjo situatë, pavarësisht rekomandimeve të institucionit të Avokatit të Popullit drejtuar Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe për çdo IEVP, konstatohet se ato kanë mbetur të paadresuara dhe situata është problematike inspektim pas inspektimi. MKPT në vizitat monitoruese të zhvilluara dy vitet e fundit (2021 dhe 2022) në IEVP Elbasan, ka konstatuar mbipopullim në dhomat e banimit dhe për pasojë janë gjetur edhe persona të flenë me dyshekë (sfungjer) të vendosur në tokë.
Për këtë arsye, pas trajtimit të ankesës së qytetarit të paraburgosur sa më sipër, Avokati i Popullit i ka kërkuar Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve që të marrë sa më shpejt masat e nevojshme për zgjidhjen e situatës së mbipopullimit duke shfrytëzuar kapacitetet e çdo institucioni apo edhe për rishpërndarjen e të burgosurve në IEVP e tjera në mënyrë proporcionale, për të respektuar standardet minimale të kubaturës dhe sipërfaqes së banimit për çdo të burgosur, si dhe garantuar kushtet e jetesës së tyre në këto institucione.
Gjithashtu, Avokati i Popullit ka kërkuar të merren mast e nevojshme: për garantimin e shërbimit shëndetësor të të burgosurve në këtë IEVP; për kryerjen e shpërblimit financiar të të paraburgosurve të punësuar; për furnizimin e rregullt periodik të të paraburgosurve me materiale higjenike dhe detergjentë; për heqjen nga përdorimi të materialeve të fjetjes që janë të dëmtuara dhe të vjetëruara, furnizimin e të paraburgosurve me materiale të reja për fjetje; si dhe për marrjen e masave të nevojshme, për përcaktimin në rregulloren e brendshme të institucionit për mundësinë e zëvendësimit të takimeve fizike të të burgosurve me takime online me persona familjarë, në çdo rast me pëlqimin e tyre.
avokati i popullit burgu i elbasanit
Aktualitet
9 Shkurt 2023, 13:17
k.m.
Brikena Frakulli
TIRANË- Brikena Frakulli, e cila u arrestua nga Policia e Shtetit si drejtuese e një grupi kriminal i trafikut të drog...
Aktualitet
9 Shkurt 2023, 12:39
k.m.
QSUT
TIRANË- Qendra Spitalore Universitare në Tiranë ka reaguar pas dhunimit te mjekes një ditë më parë nga dy persona, ...
Aktualitet
9 Shkurt 2023, 12:12
A.B
Momenti i shpetimit
TURQI- Ekipi shqiptar i shpëtimit ka mundur të lokalizojë rreth 25 persona të cilët kanë mbetur n&eu...
Aktualitet
9 Shkurt 2023, 12:02
A.B
Termet
TIRANË- Tërmet në Shqipëri! Një tërmet është regjistruar sot në vendin tonë, ku lëkundjet jan...
Aktualitet
9 Shkurt 2023, 11:48
A.B
Policia
DURRËS- Pëllumb Kaja është vënë në pranga nga policia në kuadër të operacionit antidrogë t&e...
Aktualitet
9 Shkurt 2023, 11:18
A.B
Policia
ITALI- Kuzhinieri shqiptar i arrestuar në Itali për drogë ka deklaruar se nuk është kriminel. 50-vjeçari shqip...
Aktualitet
9 Shkurt 2023, 11:15
k.m.
Pamje nga banesa ku fshihej droga
TIRANË- 4 muaj pasi u kap, del akti i ekspertimit për drogën me pleh kimik të ardhur nga Kolumbia q&e...
Aktualitet
9 Shkurt 2023, 11:05
A.B
Pamjet nga video e Fiks Fare
TIRANË- Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA) ka reaguar dhe dënuar rëndë dhunën e ushtruar ndaj gaz...
Aktualitet
9 Shkurt 2023, 10:46
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka shpallur moskompentencë për k...
Aktualitet
9 Shkurt 2023, 10:29
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Një 38-vjeçar i identifikuar si Dritan Hyka (Asimaj) është arrestuar nga policia në aeroportin e Ri...