Aktualitet

Rrahën mjeken pasi u vdiq familjari, dy të arrestuarit shprehin pendesë: Kemi qenë të dehur dhe të hidhëruar, kemi shumë rezerva për bluzat e bardha

Gjithsesi, në dëshmi ata shtojnë se kanë shumë rezerva për shërbimin që bluzat e bardha i kanë bërë të afërmit të tyre të sëmurë.

9 Shkurt 2023, 15:47 Nga F.M

 

Rrahën mjeken pasi u vdiq familjari, dy të arrestuarit shprehin
Infektivi

 

TIRANË- Igli Spahija dhe Bledar Bali, dy personat që u vunë në pranga pasi dhunuan mjeken në pavionin e Infektivit, pasi i afërmi i tyre ndërroi jetë, kanë shprehur pendesë për aktin. Në dëshminë e dhënë para policisë, ata janë shprehur se në momentin që kanë rrahur doktoreshën kanë qenë të dehur dhe të hidhëruar nga lajmi tronditës që kanë marrë. Gjithsesi, në dëshmi ata shtojnë se kanë shumë rezerva për shërbimin që bluzat e bardha i kanë bërë të afërmit të tyre të sëmurë.

“Kemi qenë të dehur dhe të hidhëruar me lajmin për vdekjen e familjarit. Mjekja nuk u kujdes për të dhe kemi shumë rezerva për ekipin mjekësor,"- mësohet të jenë shprehur ata para policisë.

Spahija dhe Bali u arrestuan dje. Rreth orës 14:00 të mesditës së djeshme ata bashkë me tre të tjerë të afërm dhunuan një mjeke. Më pas shkatërruar dyert e dritaret e spitalit. I afërmi i tyre ishte i infektuar me Covid 19 dhe ishte shtruar, por dje ndërroi jetë nga një anfarkt. Kjo gjë bëri që gjithë familjarët e të ndjerit të revoltoheshin ndaj personelit mjekësor. 

dhunohet mjekja igli spahija bledar bali

Sondazh

Poll