9 Shkurt 2023, 14:16
Nga A.B
Policia
TIRANË- Interpol Tirana në bashkëpunim me homologët italianë, kanë vënë në pranga 33-vjeçarin Ramazan Grada, të kërkuar ndërkombëtarisht si pjesëtar i një grupi kriminal në fushën e narkotikëve. Grada, dyshohet se në datat 29.03.2019 dhe 05.04.2019, në bashkëpunim me 2 të tjerë, i kanë shitur një personi tjetër, një sasi lënde narkotike heroinë, kundrejt shumës 35 000 euro. Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët italianë, vijon procedurat për ekstradimin e të riut drejt Shqipërisë.
NJOFTIMI I POLICISË:
Shkëmbimi i informacionit në kohë reale, mes Interpol Tiranës dhe homologëve italianë, bëri të mundur kapjen në Itali të një 33-vjeçari të kërkuar ndërkombetarisht si pjesëtar i një grupi kriminal në fushën e narkotikëve.
Gjatë 24 orëve të fundit, 33-vjeçari, shtetasi i tretë i kërkuar ndërkombëtarisht që vihet në pranga falë bashkëpunimit me partnerët.
Si rezultat i i shkëmbimit të informacionit mes Interpol Tiranës dhe autoriteteve policore italiane, u bë i mundur lokalizimi, kapja në Itali dhe arrestimi i përkohshëm, me qëllim ekstradimin drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar:
- R. G., 33 vjeç. Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka caktuar ndaj këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”. Nga veprimet hetimore të kryera me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të veprimtarisë kriminale të 33-vjeçarit, ka rezultuar se në datat 29.03.2019 dhe 05.04.2019, ky shtetas, në bashkëpunim me 2 të tjerë, i kanë shitur një shtetasi tjetër, një sasi lënde narkotike heroinë, kundrejt shumës 35 000 euro. Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët italianë, vijon procedurat për esktradimin e shtetasit R. G., drejt Shqipërisë.
ramazan grada
Aktualitet
9 Shkurt 2023, 14:11
A.B
Avokati i Popullit
TIRANË- Avokati i Popullit përmes një shkrese Drejtorisë së Burgjeve ka kërkuar që të gjend...
Aktualitet
9 Shkurt 2023, 13:17
k.m.
Brikena Frakulli
TIRANË- Brikena Frakulli, e cila u arrestua nga Policia e Shtetit si drejtuese e një grupi kriminal i trafikut të drog...
Aktualitet
9 Shkurt 2023, 12:39
k.m.
QSUT
TIRANË- Qendra Spitalore Universitare në Tiranë ka reaguar pas dhunimit te mjekes një ditë më parë nga dy persona, ...
Aktualitet
9 Shkurt 2023, 12:12
A.B
Momenti i shpetimit
TURQI- Ekipi shqiptar i shpëtimit ka mundur të lokalizojë rreth 25 persona të cilët kanë mbetur n&eu...
Aktualitet
9 Shkurt 2023, 12:02
A.B
Termet
TIRANË- Tërmet në Shqipëri! Një tërmet është regjistruar sot në vendin tonë, ku lëkundjet jan...
Aktualitet
9 Shkurt 2023, 11:48
A.B
Policia
DURRËS- Pëllumb Kaja është vënë në pranga nga policia në kuadër të operacionit antidrogë t&e...
Aktualitet
9 Shkurt 2023, 11:18
A.B
Policia
ITALI- Kuzhinieri shqiptar i arrestuar në Itali për drogë ka deklaruar se nuk është kriminel. 50-vjeçari shqip...
Aktualitet
9 Shkurt 2023, 11:15
k.m.
Pamje nga banesa ku fshihej droga
TIRANË- 4 muaj pasi u kap, del akti i ekspertimit për drogën me pleh kimik të ardhur nga Kolumbia q&e...
Aktualitet
9 Shkurt 2023, 11:05
A.B
Pamjet nga video e Fiks Fare
TIRANË- Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA) ka reaguar dhe dënuar rëndë dhunën e ushtruar ndaj gaz...
Aktualitet
9 Shkurt 2023, 10:46
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka shpallur moskompentencë për k...