Aktualitet

Rekord në Shkodër/ Regjistrohet temperatura -22 gradë Celsius në Qafën e Thores

Rrugët janë të hapura, por këshillohet kujdes nga ngricat.

8 Shkurt 2023, 22:44 Nga F.M
Rekord në Shkodër/ Regjistrohet temperatura -22 gradë Celsius
Qafë Thore

SHKODËR- Në Qafën e Thores në Shkodër është shënuar temperatura rekord në vendin tonë, minus 22 gradë. Kjo gjë ka sjellë akull dhe ngrica në rrugën drejt pikës turistike të Thethit. E njëjta situatë është edhe në Kelmend të Malësisë së Madhe, ku temperaturat në Vermosh shënuan -16 gradë. Rrugët janë të hapura, por këshillohet kujdes nga ngricat.

Ndërkohë, në Pukë termometri nën zero, ka sjellë ngrirjen e liqenit në qytet. Prej një jave, Shqipëria është nën pushtetin e një moti të ashpër, me temperatura të ulëta, erë të fortë dhe ngrica. Përmirësimi i motit pritet pas fundjavës. Nuk kanë munguar reshjet e dëborës dhe as bllokimet e rrugëve për shkak të motit të keq.

 

moti i keq ne shqiperi shkoder qafe thore

Sondazh

Poll