Aktualitet

Gjendet i vdekur në rrugë punonjësi i bashkisë Fier, 34-vjeçari u pikas nga kalimtarët

I riu dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale, pasi ka pësuar infarkt. 

8 Shkurt 2023, 18:44 Nga F.M
Gjendet i vdekur në rrugë punonjësi i bashkisë Fier,
Foto Ilustruese

FIER- E. M., 34 vjeç, banues në Kreshpan dhe punonjës në Bashkinë Fier është gjetur i vdekur në rrugë. Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se trupi i tij është pikasur nga kalimtarët në fshatin Mbyet, rreth orës 17:30. I riu dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale, pasi ka pësuar infarkt. Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune. 

Fier/Informacion paraprak:

Më datë 08.02.2023, rreth orës 17:30, në fshatin Mbyet, dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale (infarkt), shtetasi E. M., 34 vjeç, banues në Kreshpan, punonjës në Bashkinë Fier. Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes

bashkia fier

Sondazh

Poll