Aktualitet

Aksident i rëndë në Durrës/ Po kalonte rrugën 35-vjeçarja përplaset për vdekje nga makina

 Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit ndërsa policia po kryhen hetime në vendin e ngjarjes. 

8 Shkurt 2023, 19:53 Nga a.l
Aksident i rëndë në Durrës/ Po kalonte rrugën
aksident

DURRËS- Një aksident i rëndëështë shënuar mbrëmjen e sotme në Durrës. Policia njofton se ngjarja ka ndodhur në rrugën dytësore Plepa-Golem, rreth orës 19:30. Një 24-vjeçar i identifikuar me iniciale K. G., ka përplasur këmbësoren 35 vjeçe e cila ka humbur jetën. Identiteti i saj nuk është bërë ende publik. Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit ndërsa policia po kryhen hetime në vendin e ngjarjes. 

"Durrës/Informacion paraprak Rreth orës 19:30, në rrugën dytësore Plepa-Golem, një automjet me drejtues shtetasin K. G., 24 vjeç, ka përplasur këmbësoren ende të paidentifikuar rreth 35 vjeçe, e cila ka humbur jetën", njofton policia. 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit

aksident me vdekje ne durres

Sondazh

Poll