Aktualitet

Digjet banesa në zonën e ish-Kombinatit metalurgjik në Elbasan, s'ka të lënduar

Zjarrfikësit kanë shkuar në vendin e ngjarjes për të mbajtur flakët nën kontroll. Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar.

8 Shkurt 2023, 20:13 Nga F.M
Digjet banesa në zonën e ish-Kombinatit metalurgjik në Elbasan,
Zjarrfikëse

ELBASAN- Një banesë ka marrë flakë këtë mbrëmje në Elbasan. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në zonën e ish-Kombinatit metalurgjik. Zjarrfikësit kanë shkuar në vendin e ngjarjes për të mbajtur flakët nën kontroll. Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar. 

Nuk dihet ende shkaku i rënies së zjarrit në këtë banesë. Paraprakisht raportohet se bëhet fjalë për një defekt në sistemin elektrik të shtëpisë. 

elbasan

Sondazh

Poll