8 Shkurt 2023, 21:09
Nga DOSJA
Fatmir Mediu
TIRANË- Në Shqipëri, Prokuroria e Posaçme njoftoi sot se ka çuar për gjykim rastin e ish ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu, për shpërthimin e ndodhur në Gërdec 15 vite më parë, ndërsa bëri të ditur se ka rregjistruar një tjetër çështje penale, me dyshimet për “Korrupsion” dhe “Pastrim parash” në rastin e procedurave të ndjekura në atë kohë nga Ministria e Mbrojtjes për shitjen e municioneve dy kompanive të huaja. Por për rastin nuk ka ende të akuzuar.
Kërkesa e Prokurorisë së Posaçme për të çuar në gjykim ish ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu për shpërthimin e Gërdecit në vitin 2008, ku humbën jetën 26 persona, mes tyre dhe fëmijë, dhe hetimet që pasuan për këtë rast, duket se kanë hapur dhe një tjetër pistë. Predhat dhe municionet e tjera në rrënojat e fabrikës së demontimit, nxorrën zbuluar në atë kohë, një aferë të tregtimit të fishekëve të prodhimit kinezë, të cilët riamballazhoheshin për të përfunduar në Afganistan. E gjitha, përmes një kontrate me kompaninë “Evdin” ltd, me seli në Qipro, e cila shërbente si ndërmjetëse mes ministrisë shqiptare të Mbrojtjes dhe kompanisë amerikane “AEY”, që drejtohej nga dy të rinj pa eksperiencë të cilët kishin fituar një kontratë me Pentagonin.
Prokuroria e Posaçme bëri të ditur sot se, lidhur me këtë tregti municionesh, “hetimet paraprake nuk kanë përfunduar” dhe është rregjistruar një procedim i ri penal për “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërore apo i të zgjedhurve vendore” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
Nuk dihet se çfarë elementësh të rinj janë zbuluar që kanë çuar Prokurorinë e Posaçme të rregjistrojë një procedim penal për një çështje, së cilës nuk ju shkua asnjëherë deri në fund, e ku rezultonin të përfshirë shumë persona të niveleve të larta. Mes tyre, ndër më të lakuarit, ka qenë dhe emri i Shkëlzen Berishës, djalit të ish kryeministrit Sali Berisha. Në atë kohë ai nuk u mor asnjëherë në pyetje, por ka mohuar publikisht çdo lidhje të tij me rastin, siç bëri dhe dy javë më parë, pasi doli nga Prokuroria e Posaçme.
Mbetet po ashtu për t’u parë, nëse nga ky hetim preket ose jo dhe ish ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu, i cili ndërkohë, 15 vjet pas shpërthimit në Gërdec, pritet të përballet për herë të parë me një trupë gjykuese për këtë çështje. Prokuroria e Posaçme e cila kërkoi rihapjen e rastit gati dy vjet më parë, ka ngritur ndaj tij dy akuza, “Shpërdorim i detyrës” kryer në bashkëpunim, dhe “Shpërdorim i detyrës” në bashkëpunim me subjekt ushtarak-kuadër komandues. Bëhet fjale për të njejtat akuza që ngriti ndaj tij në vitin 2009 edhe Prokuroria e Përgjithshme, por për të cilat zoti Mediu nuk u gjykua asnjëherë, pasi në verën e atij viti rifitoi mandatin e deputetit.
Prokuroria e Posaçme e akuzon atë se ka nxjerrë disa akte nënligjore në kundërshtim me ligjin duke dëmtuar interesat e ligjshme të shtetit e duke sjellë avantazhe të padrejta për dy kompanitë private të përfshira në procesin e demontimit. Zoti Mediu i ka hedhur poshtë akuzat, dhe ka deklaruar se atij nuk i është ofruar mundësia për një proces të drejtë ligjor.
Marrë nga VOA
fatmir mediu fatmir mediu ne spak dosja gerdeci
Aktualitet
8 Shkurt 2023, 21:07
F.M
Suella Braverman
BRITANI E MADHE- David Neale, një studiues ligjor dhe ish-avokat i specializuar në ligjin e imigracionit dhe azilit ka bër&...
Aktualitet
8 Shkurt 2023, 21:01
F.M
Elbasan
ELBASAN- Dy ish-nëndrejtorët e policisë së Elbasanit Albert Nushi dhe Nikollaq Palla kanë rrëfyer para trupit gjykues...
Aktualitet
8 Shkurt 2023, 20:51
Fiks Fare
TIRANË- Emisioni Fiks Fare solli sonte një ngjarje të rëndë që i ka ndodhur grupit të xhirimit të kë...
Aktualitet
8 Shkurt 2023, 20:13
F.M
Zjarrfikëse
ELBASAN- Një banesë ka marrë flakë këtë mbrëmje në Elbasan. Mësohet se ngjarja ka ndodhur n&e...
Aktualitet
8 Shkurt 2023, 19:53
a.l
aksident
DURRËS- Një aksident i rëndëështë shënuar mbrëmjen e sotme në Durrës. Policia njofton se ngjarja...
Aktualitet
8 Shkurt 2023, 18:44
F.M
Foto Ilustruese
FIER- E. M., 34 vjeç, banues në Kreshpan dhe punonjës në Bashkinë Fier është gjetur i vdekur në r...
Aktualitet
8 Shkurt 2023, 18:35
F.M
Alfred Balla
TIRANË- Alfred Balla, Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë ka mohuar të ketë parë, shkarkuar ...
Aktualitet
8 Shkurt 2023, 18:33
F.M
Infektivi
TIRANË- Ministria e Shëndetësisë ka dënuar dhunimin e mjekes, ngjarje e ndodhur mesditën e sotme në pavionin e...
Aktualitet
8 Shkurt 2023, 18:18
F.M
Endri Mullai, Gentian Sharra dhe Bledi Çuçi
TIRANË- Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar k...
Aktualitet
8 Shkurt 2023, 17:59
F.M
Infektivi
TIRANË- Shkak për dhunimin e mjekes në pavionin e Infektivit në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza m&e...