Politike

'S'keni parë gjë akoma'/ Rama përgjigjet për 'Aktivistin': Ta shohin të paudhët se sa gabim bëjnë kur na e rrisin adrenalinën (ME VIDEO)

Rama iu është përgjigjur akuzave seaplikacioni “Aktivisti” po perdoret për t’i bërë presion administratës, para zgjedhjeve vendore të 14 majit.

8 Shkurt 2023, 14:49 Nga A.B
'S'keni parë gjë akoma'/ Rama përgjigjet për
Rama me te rinjte

TIRANË- Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur akuzave të opozitës se po përdoret aplikacioni Aktivist për t’i bërë presion administratës. Në një postim të bërë në 'Facebook', Rama shkruan përkrah videos se aktivistët do ndihen të vlerësuar si një forcë e re në fushëbetejë.

Rama shton më tej: Tani futini një marsh tjetër jashtë programit, që ta shohin të paudhët se sa gabim bëjnë kur na e rrisin adrenalinën, duke na ngacmuar edhe kur s’kanë parë gjë akoma

POSTIMI I PLOTË I RAMËS:

Të dashur aktivistë të Partisë Socialiste, siç edhe ju’a kisha thënë, ja ku erdhi dita që i harruan patronazhistët dhe u turrën mbi aktivistët Urime për pagëzimin tuaj në baltën e djajve, e cila është prova e relevancës në skenën e betejave politike dhe sociale në këtë vendin tonë të vogël e të bukur, por me zhurmaxhinj e ligësira që s’të ndahen Tani ju mund të ndjeheni realisht të vlerësuar si një forcë e re në fushëbetejë e në ndërkohën që patronazhistët e kalitur në përballje të shkuara, po përgatiten të hyjnë së shpejti në skenën e betejës së radhës, si një forcë e sprovuar më shumë se sa njëherë, ju jeni në sprovën tuaj të parë dhe ja urdhëro si erdhi puna, ende pa mbaruar nxemjen i keni shqetësuar shumë kundërshtarët tanë të dëshpëruar e të çoroditur
Përgëzime Tani futini një marsh tjetër jashtë programit, që ta shohin të paudhët se sa gabim bëjnë kur na e rrisin adrenalinën, duke na ngacmuar edhe kur s’kanë parë gjë akoma

Aplikacioni “Aktiv1sti”, i cili u programua dhe ndërtua nga Partia Socialiste për të promovuar punën e qeverisë është shkarkuar në celularët e shumë punonjësve të administratës. Sa më shumë pëlqime dhe shpërndarje të bësh në postimet e ministrave, kryeministrit dhe drejtorive të ndryshme në rrjetet sociale, aq më shumë pikë merr dhe më ‘favorit’ je, kështu që efektivë të shumtë policie, punonjës tatimesh, doganash e nga Avokati i Popullit janë bërë pjesë e kësaj skeme. As drejtësia e re nuk ka shpëtuar. Në listë janë 39 punonjës të prokurorisë dhe 27 punonjës gjykatash.

Përdorues të “Aktivist1t”

139 Oficerë Policie

69 Punonjës tatimesh

5 Persona nga Avokati i Popullit

16 punonjës nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë

306 Punonjës të Doganave

39 Punonjës të prokurorisë

27 Punonjës gjykatash

Një ditë më parë, Dosja.al siguroi listën e plotë të personave që kanë shkarkuar aplikacionin "Aktiv1sti", por nuk e publikon për arsye etike dhe për të mos cënuar të dhënat personale të punonjësve që me dëshirë ose imponim, janë bërë pjesë e kësaj liste. 

aplikacioni aktivisti edi rama

Sondazh

Poll