Bota

Grupet e kërkim-shpëtimit në aksion/ Ekipi i FSK-së në Turqi, nxjerr nga rrënojat një fëmijë 2 vjeç

Dy ditë më parë specialistët e kërkim-shpëtimit urban dhe ekipet e mjekësisë emergjente dhe ata K9, kanë zbarkuar në Republikën e Turqisë.

8 Shkurt 2023, 20:44 Nga a.l

 

Grupet e kërkim-shpëtimit në aksion/ Ekipi i FSK-së në
nxirret fëmija nga rrënojat në Turqi

KOSOVË- Ekipet e Kërkim-Shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë arritur të nxjerrin një fëmijë të moshës dy vjeçare, dhe janë duke bërë përpjekjet maksimale për të shpëtuar edhe nënën e saj që është e ngujuar në rrënoja.

Ekipet tona gjatë operacionit që janë duke realizuar kanë hasur në viktima në objektet e kollapsuara, por prioritet është duke ju dhënë atyre vendeve ku janë detektuar persona të gjallë, dhe të gjitha ekipet e shpëtimit nga mbarë bota kanë dhënë prioritet për të shpëtuar sa më shumë jetë”, thuhet në njoftimin e FSK-së.

Edhe ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka thënë se kontingjenti i FSK-së po realizon me sukses të lartë operacionin e kërkim-shpëtimit në Turqi pas tërmetit shkatërrimtar.

Ekipet tona gjatë operacionit kanë hasur në viktima në objektet e kolapsuara, por prioritet është duke ju dhënë atyre vendeve ku janë detektuar persona të gjallë”, ka deklaruar Mehaj në Facebook.

Dy ditë më parë specialistët e kërkim-shpëtimit urban dhe ekipet e mjekësisë emergjente dhe ata K9, kanë zbarkuar në Republikën e Turqisë. Ata, sipas ministrit Mehaj, me përkushtim dhe profesionalizëm të lartë janë duke zhvilluar operacionet e kërkim -shpëtimit në koordinim me autoritetet turke dhe ekipet e shpëtimit nga vende të ndryshme të botës. Në Turqi dhe Siri, si pasojë e tërmeteve të fuqishme të 6 shkurtit, kanë humbur jetën mbi 11.700 persona. Numri i viktimave pritet të rritet, teksa ekipet e shpëtimit kanë vazhduar të kërkojnë për të mbijetuar të tërmeteve të fuqishme.

termet ne turqi

Sondazh

Poll