Bota

U qëllua me plumb në kokë, ndërron jetë në spital nacionalisti famëkeq rus Igor Mangushev

Në një video të postuar në mediat sociale në gusht, Mangushev u filmua duke thënë se kafka i përkiste një luftëtari ukrainas të vrarë duke mbrojtur punimet e çelikut Azovstal në portin jugor të Mariupolit.

8 Shkurt 2023, 18:47 Nga a.l
U qëllua me plumb në kokë, ndërron jetë në spital
Igor Mangushev

RUSI- Kapiteni famëkeq i ushtrisë ruse dhe mercenari Igor Mangushev ka vdekur në spital, disa ditë pasi u qëllua në kokë nga një distancë e afërt në Ukrainën e pushtuar.  Gruaja e Mangushev, Tatyana e përshkroi vrasjen e tij si një ekzekutim.
Ai komandoi një njësi anti-drone në Luhansk të pushtuar, por gjithashtu kishte qenë një nga themeluesit e një grupi mercenar që luftonte forcat ukrainase në vitin 2014. Mngushev u ngjit në skenë verën e kaluar duke mbajtur kafkën e një burri.

Në një video të postuar në mediat sociale në gusht, Mangushev u filmua duke thënë se kafka i përkiste një luftëtari ukrainas të vrarë duke mbrojtur punimet e çelikut Azovstal në portin jugor të Mariupolit. Një nacionalist ekstrem, Mangushev tha se Rusia nuk ishte në luftë me njerëzit, por me një ide të Ukrainës si një "shtet anti-rus" dhe nuk kishte rëndësi se sa ukrainas vdiqën, shkruajnë mediat e huaja. 

Mangushev doli nga një lëvizje neo-naziste për të bashkëthemeluar grupin privat mercenar Yenot (rakun).
Më vonë u njoh se kishte bashkëpunuar me shefin mercenar më famëkeq të Rusisë, Yevgeny Prigozhin, si strateg politik.
Të shtënat kanë nxitur spekulime të përhapura se kush mund ta ketë kryer sulmin në një pikë kontrolli në qytetin e pushtuar ukrainas të Kadiivka, pak larg vijës së frontit. Raportet ruse thanë se ai ishte qëlluar nga një distancë e afërt me një plumb 9 mm të shkrepur në majë të kokës në një kënd prej 45 gradë. Autoritetet ruse po hetojnë vrasjen dhe deri më tani nuk kanë thënë asgjë për rrethanat. Thuhet se plumbi ishte futur në trurin e tij. Para se të vdiste, fotot e tregonin atë të shtrirë në një shtrat spitali. Një tjetër nacionalist ekstrem rus, Pavel Gubarev, tha se të gjithë e dinin se kush qëndronte pas të shtënave dhe vuri re se Prigozhin për momentin kishte heshtur. Lufta 11-mujore në Ukrainë ka energjizuar botën e errët të ekstremistëve në Rusi dhe ka ndezur rivalitete mes tyre.

igor mangushev

Sondazh

Poll