Bota

'Ata spo luftojnë me ne'/ Habit anëtari i Dumës ruse: Pse duhet të na vijë keq që turqit po vdesin?

Anëtari i Dumës thotë se nuk e kupton se pse dikush duhej të ndjejë dhimbje për viktimat kur as turqit e as sirianët nuk janë duke luftuar në anën e rusëve në Ukrainë.

8 Shkurt 2023, 18:42 Nga a.l
'Ata spo luftojnë me ne'/ Habit anëtari i Dumës ruse:
Anton Gerashchenko

RUSI- Këshilltari i Ministrit të Brendshëm të Ukrainas, Anton Gerashchenko, ka shpërndarë në Twitter një video nga një debat televiziv në Rusi, ku një anëtar i Dumës ruse flet me urrejtje ndaj viktimave të tërmetit në Turqi dhe Siri. Anëtari i Dumës thotë se nuk e kupton se pse dikush duhej të ndjejë dhimbje për viktimat kur as turqit e as sirianët nuk janë duke luftuar në anën e rusëve në Ukrainë. Në mbishkrimin e videos të postuar në rrjetin social Twitter Gerashchenko shkruan:

Unë nuk shoh asnjë turk apo sirian që lufton në anën tonë, kështu që pse duhet të na vijë keq që ata vdesin?” – Propaganda ruse vazhdon të tregojë se çfarë është në të vërtetë dhembshuria.

anton gerashchenko

Sondazh

Poll