Bota

E trishtë! Gruaja poston foton e fundit nga barka pak para se stuhia ta fundosë, mesazhi i vajzës: Më pyeti për tim bir

Një total gjashtë persona janë konfirmuar aktualisht të vdekur, ndërsa zjarrfikësit kërkojnë për dy të tjerë të identifikuar si Fabio Dantas Soares, 46 vjeç dhe Isabel Cristina de Souza Borges, 38 vjeç.

8 Shkurt 2023, 18:03 Nga a.l
E trishtë! Gruaja poston foton e fundit nga barka pak para se stuhia ta
Michele Bayerl

BRAZIL- Momentet e fundit të jetës së një gruaje u filmuan pak para se të mbytej në një tragjedi në një varkë peshkimi. Michele Bayerl de Moraes de Sena pozoi për një video selfie ndërsa ishte në det në Brazil të dielën. Menjëherë pas filmimit të videos, një stuhi e fortë goditi Gjirin Guanabara duke e detyruar varkën të përmbysej. Michele, 43 vjeç dhe 13 pasagjerë të tjerë u zhytën në ujë.

Vajza e saj Larissa, 23 vjeç, tha: "Ajo më dërgoi mesazh në orën 15:00, duke pyetur për djalin tim nëse ishte mirë. Unë thashë se ai ishte me mua, dhe më pas ajo nuk tha asgjë tjetër."

Burri i Michele, Evandro Jose de Sena, 55 vjeç, gjithashtu vdiq në tragjedi. Pamjet e filmuara nga peshkatari Mateus Diniz  varka e të cilit i mbijetoi kushteve treguan re stuhie që zvarriteshin teksa uji rrëmbehej, shkruan The Sun. 

E trishtë! Gruaja poston foton e fundit nga barka pak para se stuhia ta
Michele Bayerl

Një total gjashtë persona janë konfirmuar aktualisht të vdekur, ndërsa zjarrfikësit kërkojnë për dy të tjerë të identifikuar si Fabio Dantas Soares, 46 vjeç dhe Isabel Cristina de Souza Borges, 38 vjeç.

Midis çiftit që vdiq janë 14-vjeçari Eduardo Borges da Silva Correa dhe tre-vjeçari Caio Gomes da Silva. Dy viktimat e tjera janë identifikuar si Everson Costa de Assuncao, 45 vjeç dhe Juliana Gomes de Lana da Silva, 35 vjeç. Sipas raportimeve, gjashtë të mbijetuarit shmangën vdekjen duke u kapur pas bykut pasi varka u përmbys. Ata u morën nga një mjet lundrues dhe iu dha ndihma e parë.

michele bayerl de moraes de sena

Sondazh

Poll