Bota

Aksident tragjik në Kanada/ Autobusi përplaset me çerdhen, ndërrojnë jetë 2 fëmijë, plagosen 8 të tjerë

Autobusi duket se është përplasur me një anë të ndërtesës, e cila nuk ndodhet afër rrugës, por pranë një parkingu. Një pjesë e çatisë është shembur në pjesën e përparme të mjetit.

8 Shkurt 2023, 19:45 Nga a.l
Aksident tragjik në Kanada/ Autobusi përplaset me çerdhen,
Aksident në Kanada

KANADA- Të paktën dy fëmijë u vranë pasi një autobus u përplas në një qendër ditore pranë Montrealit të mërkurën. Policia kanadeze nuk e konfirmoi menjëherë shkakun e aksidentit, i cili la disa fëmijë të bllokuar nën automjet pasi u përplas me ndërtesën në periferi të Laval rreth orës 8:30 të mëngjesit.

Mediat e huaja raportojnë se, dy fëmijë vdiqën nga përplasja, ndërsa gjashtë të tjerë të transportuar në spital jashtë rrezikut. Shoferi, një 51-vjeçar, u arrestua për vrasje dhe drejtim të rrezikshëm. 

Lidhur me aksidentin ka reaguar edhe kryeministri Justin Trudeau. 

"Jam i shkatërruar. Të gjithë jemi. Natyrisht, ne të gjithë shpresojmë dhe lutemi që fëmijët të jenë mirë, ose që ata të kalojnë dhe të shërohen shpejt, " tha kryeministri Justin Trudeau. 

Autobusi duket se është përplasur me një anë të ndërtesës, e cila nuk ndodhet afër rrugës, por pranë një parkingu. Një pjesë e çatisë është shembur në pjesën e përparme të mjetit. Policia njoftoi se, një perimetër i madh u vendos rreth ndërtesës pjesërisht të shkatërruar. 

aksident ne kanada

Sondazh

Poll