Politike

'Aktiv1sti', Rama: Do ndjekim rrugë ligjore për këdo që ka nxjerr të dhëna nga aplikacioni i aktivistëve

Me anë të një postimi në Facebook, Rama ka theksuar se manipulimi i të dhënave është një përpjekje e dëshpëruar propagandistike për të hedhur më shumë baltë mbi PS-në. 

8 Shkurt 2023, 14:49 Nga I.A
'Aktiv1sti', Rama: Do ndjekim rrugë ligjore për këdo
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se do të ndjekin çdo rrugë ligjore për këdo që ka nxjerr të dhëna nga aplikacioni i aktivistëve. Me anë të një postimi në Facebook, Rama ka theksuar se manipulimi i të dhënave është një përpjekje e dëshpëruar propagandistike për të hedhur më shumë baltë mbi PS-në. 

Postimi i Plotë:

Partia Socialiste do të ndjekë në rrugë ligjore nxjerrjen, manipulimin dhe fabrikimin e të dhënave të rrjetit social të aktivistëve të saj, i cili është lehtësisht i verifikueshëm si një mekanizëm komunikimi i brendshëm mbi bazën e vullnetarizmit të çdo përdoruesi

Çdo përpjekje e dëshpëruar propagandistike për të hedhur edhe më shumë baltë mbi PS thjesht na rrit dëshirën dhe na forcon vullnetin tonë në rrugën e një fitoreje tjetër kuptimplotë, më 14 maj, kur falë edhe rrjetit tonë social të aktivistëve, Partia Socialiste do të jetë shumë hapa përpara kundërshtarëve të çoroditur e të dëshpëruar

edi rama

Sondazh

Poll