Bota

'Jemi shqetësuar për ju'/ Zbardhet takimi mes Mbretti Charles dhe Zelenskyy-t në Pallatin Mbretëror

Mbreti i tha Zelenskyy-t se ishte i kënaqur ta mirëpriste atë në Pallatin Buckingham, ndërsa i shprehu shqetësimet lidhur me agresionin rus. 

8 Shkurt 2023, 17:55 Nga a.l
'Jemi shqetësuar për ju'/ Zbardhet takimi mes Mbretti
Mbreti Charles dhe Volodymyr Zelenskyy

BRITANI- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy pas fjalimit të tij në Parlamentin britanik ka mbërritur në Pallatin Mbretëror ku është takuar me mbretin Charles. Takimi është bërë pasditen e sotme dhe më pas Zelenskyy ka njoftuar se do të kryejë një vizitë edhe në Paris ku do të takohej me presidentin Francez  Emmanuel Macron dhe kancelarin gjerman Olaf Scholz. Por çfarë u diskutua në takimin e parë të udhëheqësit ukrainas me mbretin Charles?  

Siç raportojnë mediat e huaja, mbreti i tha Zelenskyy-t se ishte i kënaqur ta mirëpriste atë në Pallatin Buckingham, ndërsa i shprehu shqetësimet lidhur me agresionin rus. 

Ne të gjithë kemi qenë të shqetësuar për ty dhe kemi menduar për vendin tënd për kaq shumë kohë, nuk mund të të them,” i tha ai.

Zelensky tha se mbështetja e madhe ka qenë në të dyja dhomat e Parlamentit për Ukrainën, të cilës monarku i tha atij: "Jam shumë i lumtur".

Fjalimi në parlamentin britanik

Presidenti Zelenskyy zhvilloi sot vizitën e tij të parë në Britaninë e Madhe, që nga pushtimi rus i Ukrainës vitin e kaluar. Kjo pason vizitën e tij në SHBA në dhjetor. Udhëheqësi ukrainas u prit me duartrokitje që vazhduan për disa minuta teksa qëndronte në podiumin e parlamentit britanik. Zelenskyy e nisi fjalimin e tij me optimizëm dhe shpresën për të fituar ndaj agresionit rus. Ai tha se ukrainasit dhe britanikët mbrojtën lirinë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ai u bën thirrje deputetëve dhe botës për avionë luftarakë për Ukrainën. Edhe pse aleatët perëndimorë kanë shtuar furnizimet me armë të rënda, raketa me rreze të gjatë dhe tanke për Ukrainën në muajt e fundit, ata deri më tani kanë refuzuar të ofrojnë avionë luftarakë modernë. Zelenskyy theksoi rëndësinë e mbajtjes së një rendi botëror të bazuar në rregulla,  të drejtat e njeriut dhe drejtësia. Deputetët, kolegët, gazetarët, klerikët dhe personalitetet e ndryshme kanë qenë të gjithë të pranishëm për të dëgjuar fjalimin e Zelenskyyt në Westminster Hall. I pranishëm ishte gjithashtu edhe ish-kryeministri britanik Boris Johnson. Ai u prit me duartrokitje që vazhduan për disa minuta teksa qëndronte në skenë. Pas fjalimit të mbajtur në Parlamentin Britanik, presidenti ukrainas është takuar me mbretin Charles në Pallatin Buckingham, si pjesë e vizitës së tij të papritur në Mbretërinë e Bashkuar. Ishte hera e parë që monarku takonte Zelenskyy. Ky i fundit u tha deputetëve më herët se ai do t'i përcillte mbretit mirënjohjen e tij, nga të gjithë ukrainasit, për mbështetjen e tij edhe kur ai ishte ende Princi i Uellsit. Zelenskyy do të shkojë në Paris pas vizitës së tij në Mbretërinë e Bashkuar, ku do të takohet me Emmanuel Macron dhe kancelarin gjerman Olaf Scholz.

zelenskyy vizite ne britani

Sondazh

Poll