Bota

Nga Amerika e Jugut drejt Australisë! Sekuestrohen 3.2 ton kokainë, sasia më e madhe e kapur ndonjëherë në Zelandën e Re, pakot mbanin logon e 'Batman'

Pakot ishin të lidhura dhe mbi shumë prej tyre ishte vendosur logoja e Batman, një simbol që tregon se cilit kartel i përket droga, por ende nuk është zbuluar se kush e përdor Batmanin si identifikues.

8 Shkurt 2023, 17:50 Nga F.M
Nga Amerika e Jugut drejt Australisë! Sekuestrohen 3.2 ton kokainë,
Zelanda e Re

ZELANDA E RE- 3.2 ton kokainë me vlerë 316 milionë dollar është sekuestruar nga marina e Zelandës së Re teksa lundronte në Oqeanin Paqësor. Mediat shkruajnë se kjo është sasia më e madhe e drogës e kapur ndonjëherë në vend. Droga ishte ndarkuar në një anije dhe po lundronte qindra kilometra në veriperëndim të Zelandës së Re. Mendohet se destinacioni final i saj ishte Australia, ndërsa u përkiste karteleve që operojnë në Amerikën e Jugut.

Pakot ishin të lidhura dhe mbi shumë prej tyre ishte vendosur logoja e Batman, një simbol që tregon se cilit kartel i përket droga, por ende nuk është zbuluar se kush e përdor Batmanin si identifikues.

“Ky është gjetja më e madhe e drogave të paligjshme nga agjencitë e Zelandës së Re. Është më shumë sesa do të konsumonte Zelanda e Re në 30 vjet,”- tha komisioneri i policisë së Zelandës së Re, Andreë Coster.

Autoritetet nuk dhanë detaje të operacionit apo se si e zbuluan drogën, por shtuan se ishte një punë e bërë në grup me partnerët e tyre në grupin e inteligjencës Five Eyes – që përfshin Australinë, Britaninë e Madhe, Kanadanë dhe SHBA-në.

zelanda e re sekuestrohet 3.2 ton kokaine

Sondazh

Poll