Sport

Dani Alves ndryshon deponimin, tani pretendon se ka pasur 'seks konsensual'...

Ndryshimi i ri në linjën mbrojtëse të futbollistit brazilian, i cili mbetet në paraburgim, përballë akuzës për përdhunim

8 Shkurt 2023, 19:03 Nga DOSJA
Dani Alves ndryshon deponimin, tani pretendon se ka pasur 'seks

SPANJE - Njëzet ditë pas paraburgimit të tij, me akuzën për përdhunim të një femre 23-vjeçare, në një qendër argëtimi në Barcelonë, mbrojtësi brazilian Dani Alves vazhdon të ndryshojë linjën e tij mbrojtëse, aq lehtë sa ka ndryshuar pozicionet në katran!

Mbrojtësi 39-vjeçar brazilian, siç raportojnë mediat spanjolle, shkoi nga “Nuk e njoh vajzën”, i cili u bë “E pashë, por nuk folëm” për t’u bërë “ajo ishte e dashuruar me mua, por asgjë nuk ndodhi”, sot para gjykatës anuloi gjithçka që kishte thënë javët e kaluara!

Dhe këtë herë ai ka pranuar se ka pasur marrëdhënie seksuale, por ato kanë qenë konsensuale dhe në asnjë rast nuk ka pasur përdhunim. Kjo kthesë e re në pretendimet e tij nuk ka gjasa të ndihmojë shumë kërkesën e tij për lirimin me kusht, me Alves që tashmë ka humbur kontratën me skuadrën meksikane Pumas, si dhe një sërë marrëveshjesh sponsorizimi...

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll