Bota

VIDEO/ Të mbijetuarit nga tërmeti në Adana përplasen me Ministrin e Bujqësisë: Shteti nuk sjell dot një vinç

Ata janë përplasur me ministrin i cili ndodhej në një prej zonave të prekura duke u shprehur se kërkimet për të gjetur personat nën rrënoja nuk kanë vijuar rregullisht, ndërsa kanë shprehur shqetësimin se mungojnë mjete për të gërmuar në ndërtesat e shkatërruara, ku ndodhen familjarët e tyre.

8 Shkurt 2023, 17:39 Nga a.l
VIDEO/ Të mbijetuarit nga tërmeti në Adana përplasen me
Vahit Kirisci

TURQI- Ministri i Bujqësisë në Turqi Vahit Kirişci ka ekzaminuar zonat e shkatërruara nga tërmeti në Adana. Nga tërmetet me magnitudë 7.7 dhe 7.6 ballë me qendër në Kahramanmaraş, 10 provinca në afërsi u dëmtuan rëndë. Mijëra njerëz vdiqën dhe mijëra të tjerë u plagosën. Qytetarët kanë reaguar të revoltuar duke thënë se ekipet e AFAD-it nuk kanë ardhur.

Ata janë përplasur me ministrin i cili ndodhej në një prej zonave të prekura duke u shprehur se kërkimet për të gjetur personat nën rrënoja nuk kanë vijuar rregullisht, ndërsa kanë shprehur shqetësimin se mungojnë mjete për të gërmuar në ndërtesat e shkatërruara, ku ndodhen familjarët e tyre. Një i mbijetuar nga tërmeti tha: "Ju jeni një shtet, nuk mund të sillni as një vinç, apo jo?". 

termet ne turqi

Sondazh

Poll