Politike

Aplikacioni 'Aktiv1isti'/ Berisha: Në listë janë edhe 32 prokurorë dhe qindra policë

Berisha tha se lista e përdoruesve tregon se kemi të bëjmë me një përpjekje kriminale për të shndërruar administratën në një seksion të PS.

7 Shkurt 2023, 21:17 Nga F.M
Aplikacioni 'Aktiv1isti'/ Berisha: Në listë janë edhe
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar se zotëron të dhënat e aplikacionit "Aktiv1sti". Në një intervistë për A2CNN, Berisha tha se lista e përdoruesve tregon se kemi të bëjmë me një përpjekje kriminale për të shndërruar administratën në një seksion të PS. Berisha tha se kjo listë ka 32 prokurorë e qindra policë. 

Pjesë nga fjala e Berishës:

Pak para minutash me erdhi lista e pafundme e aktivistëve që kanë marrë aplikacionin “Aktiv1isti”. Cilido që lexon këtë liste konstaton se kemi të bëjmë me një përpjekje kriminale për të shndërruar administratën në një seksion të PS. Kjo listë ka 32 prokurorë, kjo është reforma e Sorosit, kjo listë ka me dhjetëra dhe qindra policë, kjo është policia e Edi Ramës. Ky duhet të largohet një orë e më parë dhe të dërgohet aty ku e ka vendit

sali berisha aplikacioni aktivisti

Sondazh

Poll