SPAK mbyll hetimet për Fatmir Mediun, dërgon në gjykatë dosjen "Gërdeci"
SPAK ka vendosur që të dërgojë në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ish-ministrin e Mbrojtjes gjatë kohës kur ndodhi tragjedia që mori 26 jetë njerëzish, të cilin e akuzohen se ka kryer një sërë veprash penale.
TIRANË- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka mbyllur hetimet për dosjen "Gërdeci", duke e dërguar në Gjykatë. 2 vite pas rihapjes së hetimeve, SPAK ka vendosur që të dërgojë në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ish-ministrin e Mbrotjes gjatë kohës kur ndodhi tragjedia që mori 26 jetë njerëzish, të cilin e akuzohen se ka kryer veprat penale: “Shpërdorimi i detyrës”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 dhe 25 të Kodit Penal, si dhe për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i detyrës” në bashkëpunim me subjekt ushtarak-kuadër komandues, parashikuar në nenet 70/2 e 2 të Kodit Penal Ushtarak dhe neni 25 i Kodit Penal.
Në lidhje me këtë pikë të dosjes, që do të gjykohet "më vete", Fatmir Mediu akuzohet se ka kryer veprat penale: “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërore apo i të zgjedhurve vendore” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, të parashikuara nga nenet 260 dhe 287 të Kodit Penal.
SPAK kërkoi rigjykimin e Fatmir Mediut, pasi e akuzon si një nga ish-zyrtarët përgjegjës për tragjedinë e Gërdecit, me 26 të vrarë dhe qindra të plagosur. Gjykata e Lartë vendosi t’ia dërgojë këtë çështje për kompetencë GJKKO-së, me arsyetimin se me ndryshimet e fundit ligjore në kuadër të reformës në drejtësi, i takon asaj ta shqyrtojë dosjen penale ndaj ish-zyrtarit të lartë. Nga shpërthimi i fuqishëm i 15 marsit të vitit 2008 që ndodhi rreth orës 12:05, humbën jetën 26 persona, e ndërsa u plagosën mbi 300 të tjerë. Nga kjo tragjedi pati persona që ndërruan jetë në mënyrë të pashpjegueshme, pati dëshmitarë që u arratisën, ushtarak që morën azil politik, por për familjarët asnjëherë nuk u vendos drejtësi.
Por ishin prindërit e 7-vjeçarit, Erison Durdaj që humbi jetën tragjikisht nga shpërthimi i Gërdecit në pranverën e 2008-ës, Feruzan Durdaj dhe Zamira Durdaj, të cilët iu drejtuan me një letër zyrtarisht Gjykatës së Posaçme, ku i kërkonin pranimin e kërkesës së SPAK për nisjen e hetimeve ndaj Mediut. Në letrën drejtuar GJKKO, familja Durdaj shprehej se dosja përmbante shumë fakte që mund të cilësohen jo vetëm si shpërdorim detyre. Tani dosja u hap, pritet gjykimi!
Njoftimi i SPAK
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Tiranë, mbi bazën e vendimit nr.205, datë 24.09.2021 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë (që ka vendosur revokimin e vendimit nr.6, datë 14.09.2009 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë për pushimin e çështjes penale në ngarkim të të pandehurit Fatmir Mediu), ka rregjistruar proçedimin penal nr.279 viti 2021 dhe ka kryer hetimet paraprake lidhur me këtë proçedim penal.
Në përfundim të hetimeve paraprake është paraqitur në Gjykatën e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar kërkesë për dërgimin në gjyq të çështjes penale nr.279 viti 2021, në ngarkim të të pandehurit Fatmir Mediu, i akuzuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 dhe 25 të Kodit Penal, si dhe për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i detyrës” në bashkëpunim me subjekt ushtarak-kuadër komandues, parashikuar në nenet 70/2 e 2 të Kodit Penal Ushtarak dhe neni 25 i Kodit Penal.
I pandehuri Fatmir Mediu akuzohet se në lidhje me proçesin e çmilitarizimit dhe çmontimit të municioneve që është zhvilluar në ambientet e ish “Brigatës së Tankeve”, në fshatin Gërdec, Bashkia Vorë, në bashkëpunim me funksionarë të tjerë të Ministrisë së Mbrojtjes si dhe persona që kanë pasur cilësinë e ushtarakut kuadër komandues, ka nxjerrë disa akte nënligjore në kundërshtim me ligjin dhe V.K.M Nr.138, date 14. 03. 2007 “Per proçeduren e trajtimit te armeve, teknikes dhe pajisjeve te forcave te armatosura, te hequra nga armatimi dhe perdorimi, persa i perket shitjes per çmontim dhe çmilitarizim te nje sasie municioni”, të cilat kanë dëmtuar interesat e ligjshme të shtetit dhe kanë sjellë avantazhe të padrejta për shoqëritë SAC inc dhe Albademil sh.p.k. Gjatë hetimeve të këtij proçedimi penal janë kryer gjithashtu veprime të mëtejshme në lidhje me proçedurën e shitjes së municioneve luftarake nga Ministria e Mbrojtjes dhe ndërmarrja “MEICO” ndaj shoqërive të huaja “Evdin” ltd, me seli në Qipro dhe “AEY”, me seli në Florida.
Lidhur me këtë episod, hetimet paraprake nuk kanë përfunduar dhe është vendosur ndarja e çështjes penale, duke u rregjistruar proçedimi penal nr.279/1 viti 2023, për veprat penale “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërore apo i të zgjedhurve vendore” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, të parashikuara nga nenet 260 dhe 287 të Kodit Penal.
Sondazh
Tërmeti në Turqi, Rama: Shqipëria dërgon tjetër grup kërkim-shpëtimi
Ekipi TURQI- Ka mbërritur në Turqi, pas tërmetit shkatërrimtar, grupi i dytë i efektivëve të Forcave të Armatosura ...
Vinte nga EKUADORI/ Zbulohet KOKAINË brenda kontejnerit me banane në Itali, arrestohet shqiptari
Ngarkesa e sekuestruar ITALI- Arrestohet shqiptari në Itali. Policia ka zbuluar një kontejner, i cili mbërriti në Vado Ligur...
Iu siguroi 5 turqve pasaporta bullgare false, arrestohet anglezi në Portin e Durrësit
Porti i Durresit DURRËS- Joshua Smith, shtetas anglez ka përfunduar në pranga në Portin e Durrësit. Policia bën me dije ...
Çfarë po ndodh rreth nesh? Titujt kryesorë të portaleve, 8 Shkurt 2023
Dosja.al TIRANË- Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore në portalet në vend. Dosja.al, Topchannel dhe mediat e tjera në vend kan&eum...
Temperaturat do të zbresin deri në -8 gradë celsius, parashikimi i motit për sot (HARTA LIVE)
Moti TIRANË- Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare në zonat verilindore dhe juglindore. Temperaturat minimale do t&...
Avokati i Alda Klosit: 120 mijë eurot i mori borxh, do i transferonin në Amerikë. Sa hapi sirtarin pa që s'kishte florinjtë
Avokati Ilirjan Muho TIRANË- Avokati Ilirjan Muho, i cili mbron ish-zyrtaren Alda Klosi ka shpjeguar se 120 mijë eurot që ish-zyrtares iu od...
Si u arrestua Alda Klosi mbrëmjen e 3 Shkurtit? Gazetari: Në banesë kishte lënë nënën dhe djalin, vetë shkoi me avokat
Blendi Fevziu dhe Merin Maçi TIRANË- Gazetari Merin Maçi ka treguar rrethanat e arrestimit të ish-zyrtares Alda Klodi. Në nj&e...
VOA: Bie ndjeshëm numri i shqiptarëve me lejeqëndrimi në Greqi
Foto Ilustruese GREQI- Ministria greke e Emigracionit dhe Azilit publikoi të dhënat e lëshimit të lejeqëndrimeve për emigrant...
VIDEO/ Kërkoi paradhënie për shitjen e bebes së palindur, babai: Do bëjmë lindje të parakohshme
Foto Ilustruese TIRANË- Rasti i mbrëmshëm i denoncuar në Fiks Fare ku dy prindër bënin “biznes” me fëmij&eum...
Të përmbytur nën acar! Jeta e vështirë mes ujit në temperatura nën minus 3 gradë në Shkodër
Foto Ilustruese TIRANË- Këto ditë kur temperaturat në Shkodër kanë mbërritur deri në -3 gradë Celsius, sht&eum...

