Aktualitet

Dosja e Gërdecit në SPAK, flet avokati i familjes Durda: Prokuroria ka vend për të zgjeruar hetimet

Dorjan Matlija tha se Prokuroria ka vend për të zgjeruar hetimet teksa shtoi se duhet të bzbardhet e vërteta e ngjarjes së rëndë

8 Shkurt 2023, 12:57 Nga k.m.
Dosja e Gërdecit në SPAK, flet avokati i familjes Durda: Prokuroria ka
Dorjan Matlija

TIRANË- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka njoftuar se ka përfunduar hetimet ka çuar tashmë për gjykim dosjen ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu. Avokati i familjes Durda, Dorjan Matlija në një intervistë për Faxnews tha se Prokuroria ka vend për të zgjeruar hetimet teksa shtoi se duhet të bzbardhet e vërteta e ngjarjes së rëndë.

"Dosja në ngarkim të Mediut ka shkuar në gjykim dhe që kemi një vecim të hetimeve. Pjesa tjetër ka të bëjë me Shkëlzen Berishën. Është interesantë në zhvillim, sa i takon Mediut ne kemi rezerva se akuza e ngritur nga SPAK nuk është e përshtatshme. Ajo që ka lidhje me shpërthimin nuk i përgigjet veprës penale të shpërdorimit të detyrës. Qoftë edhe vrasja e shumë personave. Ai ka shkellur rregullat që kanë qenë shumë të përshatshme. Akuzat nuk janë të përshtatshme. Prokuroria ka vend për të zgjeruar hetimet. Dosja ndaj Mediut është bërë gati dhe është cuar në gjykim që në 2009. Nuk është akuzë e rë.

E rëndësishmë të dal nëse është fajtor apo i pafajshëm, duhet parë zinxhiri i ngjarjeve. Nuk besoj se do jetë përballë një dënimi të lartë. Duhet të zbardhet e vërteta, kush mori pjesë në këtë tragjedi,"-u shpreh Matlija.

2 vite pas rihapjes së hetimeve, SPAK ka vendosur që të dërgojë në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ish-ministrin e Mbrotjes gjatë kohës kur ndodhi tragjedia që mori 26 jetë njerëzish. SPAK kërkoi rigjykimin e Fatmir Mediut, pasi e akuzon si një nga ish-zyrtarët përgjegjës për tragjedinë e Gërdecit, me 26 të vrarë dhe qindra të plagosur.

dorjan matlija dosja gerdeci

Sondazh

Poll