Bota

Tërmeti vdekjeprurës në Turqi, momenti kur mijëra njerëz nga e gjithë bota zbarkojnë në Stamboll për të ndihmuar të prekurit (VIDEO)

Në pamje shihen me mijëra njerëz që janë në radhë për të kaluar sportelin dhe për të nisur misionin e tyre të ndihmës.

7 Shkurt 2023, 14:59 Nga a.l
Tërmeti vdekjeprurës në Turqi, momenti kur mijëra
Turqia

TURQI- Një gjendje frike dhe kaosi ka pushtuar Turqinë pas tërmetit vdekjeprurës. Sot njerëz nga e gjithë bota po mbërrijnë në aeroportin e Stambollit për të ndihmuar në përpjekjet e shpëtimit në zonat jugore të Turqisë që janë prekur më së shumti nga tërmeti. Në pamje shihen me mijëra njerëz që janë në radhë për të kaluar sportelin dhe për të nisur misionin e tyre të ndihmës.

 

Miliona njerëz kanë mbetur të pastrehë pas tërmeteve të njëpasnjëshme në kufirin mes Turqisë dhe Sirisë. 5135 persona kanë humbur jetën në Turqi dhe Siri nga tërmeti vdekjeprurës ndërsa rreth 24 mijë të tjerë janë të plagosur në të dyja shtetet. Në Turqi, sipas të dhënave zyrtare, janë 3500 të vrarë dhe më shumë se 20426 të plagosur. Tërmeti me magnitudë 7.8 Rihter që ndodhi në orët e para të së hënës, në rajonin Kahramanmara, në pjesën juglindore të Turqisë dhe afër kufirit me Sirinë, ishte sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së më i forti në botë që nga gushti 2021. 

termeti ne turqi

Sondazh

Poll