Bota

'Ka ende jetë poshtë rrënojave'/ Tërmeti në Turqi, nëna dhe tre fëmijët nxirren nga rrënojat pas 28 orësh

Rreth godinës së shkatërruar familjarët presin ende lajme për të dashurit e tyre nën rrënoja

7 Shkurt 2023, 13:28 Nga A.B
'Ka ende jetë poshtë rrënojave'/ Tërmeti në
Femija

TURQI- Ka ende jetë nën rrënojat e tërmetit shkatërrues që goditi Turqinë dhe Sirinë. 28 orë pas tërmetit me magnitudë 7.8 që shkaktoi mijëra të vdekur, një grua dhe tre fëmijët e saj u nxorrën nga mbetjet e një ndërtese të shembur në lagjen Nizip të Gaziantep, në Turqinë jugore. 

Kështu raportojnë mediat turke. Rreth godinës së shkatërruar familjarët presin ende lajme për të dashurit e tyre nën rrënoja. Tërmetet e mbrëmshme goditën 10 provinca, me epiqendër në qytetin jugor të Kahramanmaras.

Numri i të vdekurve nga tërmeti që goditi Turqinë dhe Sirinë mbrëmjen e djeshme ka shkuar në të paktën 5300. Të paktën 2,921 viktima të konfirmuara në Turqi, sipas Autoritetit të Menaxhimit të Emergjencave (AFAD) dhe 15,800 të plagosur. Në Siri janë 1451 të vdekur, sipas të dhënave të dhëna nga qeveria e Damaskut dhe nga burime nga ekipet e shpëtimit.

termet ne turqi

Sondazh

Poll