Bota

Bashkimi Evropian mobilizon 27 ekipe shpëtimi për Turqinë

Lajmin e ka bërë të ditur, Komisioneri Evropian për Menaxhimin e Krizave, Janez Lenarcic përmes një mesazhi në Twitter.

7 Shkurt 2023, 14:30 Nga a.l
Bashkimi Evropian mobilizon 27 ekipe shpëtimi për Turqinë
Termeti ne Turqi

TURQI- Bashkimi Evropian ka mobilizuar 27 ekipe kërkimi dhe shpëtimi, nga 19 vende evropiane, për të ndihmuar Turqinë në shpëtimin dhe kërkimin e civilëve pas tërmetit që goditi vendin. Lajmin e ka bërë të ditur, Komisioneri Evropian për Menaxhimin e Krizave, Janez Lenarcic përmes një mesazhi në Twitter.

"Deri më tani, ne kemi mobilizuar 27 ekipe kërkim-shpëtimi dhe ekipe mjekësore nga 19 vende evropiane përmes Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile për të ndihmuar Turqinë pas tërmetit, së bashku me më shumë se 1.150 shpëtimtarë dhe 70 qen shpëtimi, Solidariteti evropian në të mirën e tij," komentoi Lenarcic në Twiter. 

Vendet që ofruan ekipet e shpëtimit janë Bullgaria, Kroacia, Republika Çeke, Franca, Greqia, Holanda, Polonia, Rumania, Italia, Hungaria, Austria, Gjermania, Estonia, Spanja, Malta, Sllovakia, Portugalia, Mali i Zi dhe Shqipëria. 

termet ne turqi

Sondazh

Poll