Bota

Çfarë po ndodh? Takim urgjent në qeverinë serbe, mblidhen të gjithë ministrat në Presidencë

Ministri i Tregtisë dhe zyrtari i SNS-së Tomislav Momiroviç njoftoi sot në mëngjes se sot do të mbahet një takim.

7 Shkurt 2023, 14:13 Nga I.A
Çfarë po ndodh? Takim urgjent në qeverinë serbe, mblidhen
Aleksandar Vuçiç

SERBI- Kryeministrja serbe Ana Brnabiç dhe ministrat e SNS-së kanë ardhur sot rreth mesditës në Presidencën e Serbisë, ku janë takuar me presidentin Aleksandar Vuçiç.

Në kryesi bëjnë pjesë Nikolla Selakoviç, Darija Kisiç, Goran Vesiç, Zoran Gajiç, Miloš Vuçeviç, Maja Gojkoviç, Mihailo Jovanoviç, Irena Vujoviç, Jelena Begoviç, Jelena Tanaskovic, Aleksandar Martinoviç, Sirinoviç. Ka ardhur edhe kryetari i Kuvendit, Vladimir Orliç, si dhe kryetari i Bordit Ekzekutiv të SNS-së, Darko Glisiç.

Ministri i Tregtisë dhe zyrtari i SNS-së Tomislav Momiroviç njoftoi sot në mëngjes se sot do të mbahet një takim.

"Dje kemi pasur një takim me kryeministren Ana Brnabiç, ku kemi reaguar shumë negativisht për disa ngjarje në Kuvend. Përderisa Presidenti i Republikës luftoi dhe luftoi për popullin tonë në Kosovë e Metohi, e ndaloi “Stuhinë” në Kosovë e Metohi dhe pogromet e reja, a kishim mbështetje nga partnerët tanë," pyeti Momiroviç.

ana brnabiç aleksandar vuçiç

Sondazh

Poll