Bota

ME VIDEO/ Mbështillet me batanijen 'ti je heroi im', fëmija nxirret i hutuar nga rrënojat: Çfarë po ndodh?

Ndërsa përpjekjet e kërkim-shpëtimit ishin në zhvillim e sipër, në kamera shfaqet një fëmijë i vogël i cili u nxor i hutuar nga nën rrënoja.

7 Shkurt 2023, 14:30 Nga a.l
ME VIDEO/ Mbështillet me batanijen 'ti je heroi im', fëmija
Turqi

TURQI- Tërmetet e ndodhura në Kahramanmaras shkaktuan shkatërrime kolosale në 10 qytete. Me mijëra qytetarë humbën jetën, mijëra qytetarë u plagosën. Dhjetëra mijëra qytetarë presin të shpëtohen nën rrënoja. Ndërsa përpjekjet e kërkim-shpëtimit ishin në zhvillim e sipër, në kamera shfaqet një fëmijë i vogël i cili u nxor i hutuar nga nën rrënoja.

"Çfarë po ndodh", pa kuptuar se çfarë po ndodh. Surpriza e djalit bëri që ekipet e kërkim-shpëtimit të buzëqeshin. Fëmija, i cili ishte mbështjellë me një batanije me shkrimin “Ti je hero biri im”, iu dorëzua ekipeve mjekësore.  

Miliona njerëz kanë mbetur të pastrehë pas tërmeteve të njëpasnjëshme në kufirin mes Turqisë dhe Sirisë. 5016persona kanë humbur jetën në Turqi dhe Siri nga tërmeti vdekjeprurës ndërsa rreth 24 mijë të tjerë janë të plagosur në të dyja shtetet. Në Turqi, sipas të dhënave zyrtare, janë 3381 të vrarë dhe më shumë se 20426 të plagosur. Tërmeti me magnitudë 7.8 Rihter që ndodhi në orët e para të së hënës, në rajonin Kahramanmara, në pjesën juglindore të Turqisë dhe afër kufirit me Sirinë, ishte sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së më i forti në botë që nga gushti 2021. 

termet ne turqi

Sondazh

Poll