Bota

Grupi RTL do të shkurtojë 500 vende pune si dhe disa tituj revistash

RTL Group aktualisht ka 7500 punonjës në Gjermani. Grupi gjithashtu dëshiron të "riorganizojë" botimet e tij dhe të fokusohet në titujt e tij kryesorë, "të cilët përfaqësojnë rreth 70% të shitjeve aktuale". 

7 Shkurt 2023, 13:45 Nga k.m.
Grupi RTL do të shkurtojë 500 vende pune si dhe disa tituj revistash
RTL Group

GJERMANI- Grupi gjerman i medias RTL Group do të shkurtojë 500 vende pune për t'u fokusuar në "titujt kryesorë" mes një krize të medias së shkruar dhe kostove në rritje të revistave.

"500 vende pune do të shkurtohen nga selia e grupit në Hamburg, në të gjitha fushat,"- tha në njoftimin e saj kompania, një degë e shtëpisë botuese gjermane Bertelsmann.

RTL Group aktualisht ka 7500 punonjës në Gjermani. Grupi gjithashtu dëshiron të "riorganizojë" botimet e tij dhe të fokusohet në titujt e tij kryesorë, "të cilët përfaqësojnë rreth 70% të shitjeve aktuale". RTL Group do të mbajë rreth 10 tituj revistash, të cilat i zotëron përmes filialeve.

Prej disa vitesh printimi ka qenë në rënie në krahasim me internetin, ndërsa kriza energjetike dhe inflacioni, të cilat kanë rritur ndjeshëm disa kosto, si blerja e letrës e kanë përkeqësuar situatën.

Sindikatat e kritikuan njoftimin, por drejtuesit e grupit u zotuan të investojnë “80 milionë euro deri në vitin 2025”, kryesisht në internet, për revistat që do të ruhen. Grupi RTL zotëron 56 rrjete televizive dhe 36 stacione radio në Evropë si dhe gazeta, kryesisht në Francë, Gjermani dhe Luksemburg.

rtl group

Sondazh

Poll