Politike

“Jorgo Toto është Agim Kajmaku”, Gjykata e Janinës fakton akuzat e PD, çfarë do ndodhë me kryebashkiakun e Vorës

17 Shtator 2019, 17:28 Nga DOSJA
“Jorgo Toto është Agim Kajmaku”, Gjykata e Janinës

TIRANË- Gjykata e Janinës ka shpallur të pafajshëm Agim Kajmakun, kreun e Bashkisë së Vorës që akuzohet nga Partia Demokratike për fshehje të një arrestimi në Greqi.

Sipas informacioneve mësohet se gjykatësja greke Kristina Andoniun pranoi se i akuzuari nuk mund të fabrikonte paratë për të cilat u akuzua më 13 janar të vitit 2003 dhe e ka shpallur të pafajshëm.

Vendimi i pafajësisë është dhënë nga Gjykata e Janinës, ku Kajmaku, me emrin Jorgo Toto akuzohej për veprën penale të falsifikimit të parave. Në procesin e zhvilluar në Janinë në datën 12 shtator 2019, gjykata ka vendosur unanimisht se Jorgo Toto nuk ka asnjë përgjegjësi për ngjarjen e 13 janarit 2003 duke e shpallur atë të pafajshëm.

Gjykata pranoi edhe qëndrimin e mbrojtjes se transaksionet e parave në vendin tonë shpesh kryhen në rrugë dhe jo brenda bankave ç’ka shton ndjeshëm rrezikun e marrjes së parave false në një transaksion të ngjashëm nëse kryhet prej personave jo ekspertë të fushës.

Pas publikimit të vendimit të gjykatës ka reaguar dhe Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, i cili shkruan se “Gjykata e Janinës konfirmoi të gjithë denoncimet e Partisë Demokratike se Agim Kajmaku ishte në kërkim nga drejtësia greke, pasi është arrestuar në Janar 2003 me emrin Jorgo Toto dhe ai e kishte fshehur këtë fakt në formularin e dekriminalizimit”.

Por çfarë do të thotë ky vendim?

Ky vendim i gjykatës së Janinës, tregon se i arrestuari në vitin 2003 është Agim Kajmaku, kreu i Bashkisë së Vorës. Kjo do të thotë se Kajmaku ka fshehur arrestimin e tij në formularin e dekriminalizimit, gjë që e penalizon atë.

Kajmaku për fshehjen që ka bërë sipas ligjit duhet të japë dorëheqjen nga posti dhe për të të nisë një hetim penal. Po ashtu, ky vendim tregon se numri një i Vorës, ka gënjyer gjithë këto kohë, pasi ka thënë se nuk ka lidhje fare me arrestimin.

Po ashtu vendimi i Gjykatës së Janinës, tregon se PD ka pasur të drejtë në akuzat e saj, pasi është faktuar se Agim Kajmaku është arrestuar në Greqi.

Kajmaku me këtë vendim ka mbyllur llogaritë me drejtësinë greke, por tashmë i duhet të përballet me drejtësinë shqiptare.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike agim kajmaku akuzat e pd për agim kajmakun vendimi i gjykates se janines per kajmakun agim kajmaku akuzat e pd për agim kajmakun vendimi i gjykates se janines per kajmakun

Sondazh

Poll