Sport

VIDEO/ Interi rrëmben kreun e Seria A, i falet Sensit në ndeshjen kundër Udineses

14 Shtator 2019, 20:52 Nga DOSJA
VIDEO/ Interi rrëmben kreun e Seria A, i falet Sensit në ndeshjen

ITALI- Interi ka arritur të mposhtë Udinesen me rezultatin minimal 1-0 dhe duke marrë kështu dhe kreun e Serisë A.

Skuadra e drejtuar nga Konte, ka shënuar me anë të Sensit, në minutën e 44-të të sfidës. Italiani ka gjetur rrjetën me kokë, gol që vulosi dhe fatin e ndeshjes.

Në minutën e 36-të, De Pol u ndëshkua me karton të kuq për Udinesen dhe la shokët e vet me 10 lojtarë, gjë që e bëri më të lehtë fitoren e zikaltërve.

Interi përveç golit kishte dhe raste të tjera, por nuk arriti të shënoi golin e qetësisë.

Me këtë trepikësh Interi kap kreun e Serisë A, pasi shkon në kuotën e 9 pikëve, dy më shumë se Juvja që barazoi ndaj Fiorentinës. Java e tretë e Seria A  do të vijojë dhe nëser me disa ndeshje të rëndësishme.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport inter inter-udinese java e trete e seria a seria a udinese inter inter-udinese java e trete e seria a seria a udinese

Sondazh

Poll