Sport

Sherr masiv në Kamëz, degjeneron në dhunë ndeshja e parë ndërkombëtare e Regby për kuqezinjtë (VD)

14 Shtator 2019, 20:23 Nga DOSJA
Sherr masiv në Kamëz, degjeneron në dhunë ndeshja e

KAMËZ- Shqipëria tashmë ka edhe kombëtare regbie. Kuqezinjtë kanë luajtur edhe ndeshjen e parë ndërkombëtare edhe me kombëtare regbie. Një ndeshje që ka marrë duartrokitjet e specialistëve të këtij sportive, duke e cilësuar ndeshjen premier si shumë pozitive. Por këtu nuk kanë munguar as grushtat, ku temperamenti i shqiptarëve ka qënë tepër i zjarrtë.

Emocionet kanë tejkaluar nivelin dhe grushtat kanë shoqëruar sportin e pazakontë në vendin tonë. Në përfundim të ndeshjes trajneri i Shqipërisë, Pieter Greban tha: “Është një kënaqësi që drejtoj Shqipërinë. Natyrisht kemi shumë punë për të bërë. Djemtë u përpoqen dhe bënë një ndeshje të mirë. Mos të harrojmë se është vetëm ndeshja e parë për ta”.

Sa i përket kapitenit, Dejvi Dashi kjo ndeshje do të hyjë në histori. Në momentin që trajneri britanik po jepte intervistë për “Rtv Ora” ka ndodhur diçka e çuditshme. Por i kënaqur është edhe Steven Gibs, kapiteni i GP Pioners.

“Jemi shumë të lumtur për ndeshjen. Po kalojmë shumë bukur në vendin tuaj. Ekipi shqiptar kishte disa djem të fortë që do të ecin në të ardhmen.” -përfundoi Gibs. Edhe për zyrtarët e kësaj ndeshje qëllimi u arrit, pavarësisht nervave në disa minuta.

(Marrë nga RTV Ora)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport dhune ne kamez kombetarja shqiptare e regby ndeshja e regby regby dhune ne kamez kombetarja shqiptare e regby ndeshja e regby regby

Sondazh

Poll