Bota

Vullnetari i "Helmetave të Bardha" në Siri flet për “Opinion”: Mbi 200 familje ndodhen nën rrënoja, Aleppo nuk ka një mbulim mediatik

Alselmo tha më tej se në Aleppo nuk ka një mbulim mediatik të madh dhe gjithashtu përbëhet nga një infrastrukturë e dobët.

6 Shkurt 2023, 23:31 Nga F.M
Vullnetari i "Helmetave të Bardha" në Siri flet për
Blendi Fevziu dhe Ammar Alselmo

TIRANË- Ammar Alselmo, vullnetar i “Helmetave të Bardha” në Siri ka treguar se mendohet se ka mbi 200 familje që kanë mbetur nën rrënoja si pasojë e tërmetit që goditi vendin. Alselmo, gjatë një lidhjeje të drejtpërdrejtë për emisionin “Opinion” u shpreh se operacioni i kërkim-shpëtimit është ende në vijim.  Vullnetari sirian tregoi që njerëzit tashmë ndodhen në rrugë. Edhe ata që janë nxjerrë nga rrënojat janë në rrugë, sipas tij, dhe u shpreh se Aleppo ka nevojë për mbështetje. Alselmo tha më tej se në Aleppo nuk ka një mbulim mediatik të madh dhe gjithashtu përbëhet nga një infrastrukturë e dobët.

“Flitet se ka më shumë se 200 familje. Ne nuk kemi numër të saktë. Askush nuk ka numër të saktë të shifrave. Mund t’ju them më shumë se 200. Kemi burime dhe po përpiqemi të zbulojmë cila është shifra e saktë ndërkohë që operacioni i shpëtimit është ende në vijim. Njerëzit tanimë ndodhen në rrugë. Edhe ata që mbijetuan nga tërmeti ndodhen jashtë rrugëve. Kanë nevojë për medikamente, kanë nevojë për ushqim, kanë nevojë për strehim. Ka persona të tjerë që janë duke qëndruar në gjendje të mjerueshme aty. Njerëzit kanë nevojë për ndihmë dhe është çështje jetë a vdekje. Përpiqemi ti nxjerrim njerëzit të gjallë nga rrënojat, megjithatë ka nevojë për mbështetje edhe pas kësaj fazeZona ku po flasim ne tani nuk ka një mbulim mediatik të madh dhe gjithashtu përbëhet nga një infrastrukturë e dobët e dëmtuar nga tërmeti. Megjithatë që nga mëngjesi ekipi jonë ka ikur në zonë për të dërguar ndihmë dhe për të shpëtuar njerëz që kanë mbetur në rrënoja. Më shumë 800 viktima janë raportuar deri më tani ndërkohë mbi 2 mijë perona janë dëmtuar. Numrat janë rritur. Më shumë se 300 ndërtesa janë rrënuar totalisht, 600 janë dëmtuar pjesërisht”, tha Alselmo.

Çfarë po ndodh në Turqi?

Kufiri mes Turqisë dhe Sirisë është goditur ditën e sotme nga dy tërmete të fuqishme. I pari tronditi banorët rreth orës 04:17 dhe ishte 7.4 ballë. Ndërsa i dyti, 7.7 ballë ndodhi rreth orës 11: 24. Deri më tani, janë shënuar mbi 2701 viktima dhe mbi 10 mijë të plagosur. Lëkundja e parë tronditi banorët rreth orës 04:17 me epiqendër pranë qytetit të Gaziantep. Tërmeti i parë ndodhi 23 kilometra (14.2 milje) në lindje të Nurdagi, provincën Gaziantep, në një thellësi prej 24.1 kilometrash (14.9 milje), tha Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara (USGS). Nurdagi ndodhet përgjatë kufirit Turqi-Siri dhe tërmeti u ndje në disa vende të rajonit, duke përfshirë Sirinë dhe Libanin. Ndërtesat u shembën në Kahramanmaraş, Gaziantep, Diyarbakır, Malatya, Şanlıurfa, Adıyaman, Hatay, Adana dhe Osmaniye u shkatërruan. Tashmë ka nisur një operacion kërkim-shpëtimi. Paslëkundjet deri më tani raportohet të kenë qënë mbi 18.

ammar alselmo termet ne turqi

Sondazh

Poll