Bota

“Fëmijët në Turqi dhe Siri në rrezik”, UNICEF ngre alarmin: Do përballen me ngrica dhe sëmundje

Organizata tha se pas kësaj ata që kanë mbijetuar do të përballen me temperatura të ulëta, dëmtime të ndërtesave të shkollave dhe rreziqe të sëmundjeve që vijnë nga uji, ndërsa ata në Siri gjithashtu duhet të përballen me luftën e vazhdueshme civile që ka pllakosur vendin për më shumë se një dekadë.

6 Shkurt 2023, 22:25 Nga I.A
“Fëmijët në Turqi dhe Siri në rrezik”, UNICEF
Pamje nga termeti

TURQI- UNICEF ka deklaruar se shumë fëmijë ishin në gjumë në momentin e lëkundjes së parë të tërmetit në Turqi. Mijëra fëmijë në Turqi dhe Siri janë në rrezik pas tërmeteve që tronditen vendet. Organizata tha se pas kësaj ata që kanë mbijetuar do të përballen me temperatura të ulëta, dëmtime të ndërtesave të shkollave dhe rreziqe të sëmundjeve që vijnë nga uji, ndërsa ata në Siri gjithashtu duhet të përballen me luftën e vazhdueshme civile që ka pllakosur vendin për më shumë se një dekadë.

“Imazhet që po shohim nga Siria dhe Turqia janë tronditëse. Tërmeti fillestar ndodhi kaq herët në mëngjes, kur shumë fëmijë ishin në gjumë të thellë, kjo e bëri atë edhe më të rrezikshëm. Prioriteti ynë i menjëhershëm është të sigurojmë që fëmijët dhe familjet e prekura të marrin mbështetjen për të cilën kanë aq shumë nevojë”, tha Drejtoresha Ekzekutive e UNICEF-it, Catherine Russell.

Çfarë po ndodh në Turqi?

Kufiri mes Turqisë dhe Sirisë është goditur ditën e sotme nga dy tërmete të fuqishme. I pari tronditi banorët rreth orës 04:17 dhe ishte 7.4 ballë. Ndërsa i dyti, 7.7 ballë ndodhi rreth orës 11: 24. Deri më tani, janë shënuar mbi 3000 viktima dhe mbi 10 mijë të plagosur. Lëkundja e parë tronditi banorët rreth orës 04:17 me epiqendër pranë qytetit të Gaziantep. Tërmeti i parë ndodhi 23 kilometra (14.2 milje) në lindje të Nurdagi, provincën Gaziantep, në një thellësi prej 24.1 kilometrash (14.9 milje), tha Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara (USGS). Nurdagi ndodhet përgjatë kufirit Turqi-Siri dhe tërmeti u ndje në disa vende të rajonit, duke përfshirë Sirinë dhe Libanin. Ndërtesat u shembën në Kahramanmaraş, Gaziantep, Diyarbakır, Malatya, Şanlıurfa, Adıyaman, Hatay, Adana dhe Osmaniye u shkatërruan. Tashmë ka nisur një operacion kërkim-shpëtimi. Paslëkundjet deri më tani raportohet të kenë qënë mbi 18.

catherine russell unicef termet ne turqi

Sondazh

Poll