Bota

Tërmet në Turqi/ Pllaka tektonike arabe u zhvendos me 3 metra, lëkundjet kishin fuqinë e 130 bombave

Sipas gjeofizikanëve, tërmeti me magnitudë 7.8 Rihter kishte fuqinë e 130 bombave bërthamore.

6 Shkurt 2023, 21:40 Nga I.A
Tërmet në Turqi/ Pllaka tektonike arabe u zhvendos me 3 metra,
termeti

TURQI- Nga tërmeti i fuqishëm në Turqi thuhet se ka lëvizur edhe pllaka tektonike arabe, që ndodhet poshtë gadishullit të Anadollit. Protothema shkruan se sipas ekspertëve pllaka tektonike ka lëvizur me 3 metra.

“Ajo që ndodhi është se ajo që ne e quajmë pllaka arabe u zhvendos rreth tre metra në një drejtim verilindje-jugperëndim në krahasim me pllakën e Anadollit,” tha Carlo Doglioni.

Sipas profesorit Carlo Doglioni, Turqia u zhvendos në jugperëndim. Sipas gjeofizikanëve, tërmeti me magnitudë 7.8 Rihter kishte fuqinë e 130 bombave bërthamore.

“Kjo është një lëvizje gjatësore, niveli i thyerjes është shumë i pjerrët dhe gjatë ngjarjes vërehet një zhvendosje horizontale e dy anëve të thyerjes. Të dy palët lëvizën në raport me njëra-tjetrën. Me fjalë të tjera, është sikur Turqia ka lëvizur në lidhje me pllakën arabe në jugperëndim”, tha Doglioni.

Çfarë po ndodh në Turqi?

Kufiri mes Turqisë dhe Sirisë është goditur ditën e sotme nga dy tërmete të fuqishme. I pari tronditi banorët rreth orës 04:17 dhe ishte 7.4 ballë. Ndërsa i dyti, 7.7 ballë ndodhi rreth orës 11: 24. Deri më tani, janë shënuar mbi 2701 viktima dhe mbi 10 mijë të plagosur. Lëkundja e parë tronditi banorët rreth orës 04:17 me epiqendër pranë qytetit të Gaziantep. Tërmeti i parë ndodhi 23 kilometra (14.2 milje) në lindje të Nurdagi, provincën Gaziantep, në një thellësi prej 24.1 kilometrash (14.9 milje), tha Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara (USGS). Nurdagi ndodhet përgjatë kufirit Turqi-Siri dhe tërmeti u ndje në disa vende të rajonit, duke përfshirë Sirinë dhe Libanin. Ndërtesat u shembën në Kahramanmaraş, Gaziantep, Diyarbakır, Malatya, Şanlıurfa, Adıyaman, Hatay, Adana dhe Osmaniye u shkatërruan. Tashmë ka nisur një operacion kërkim-shpëtimi. Paslëkundjet deri më tani raportohet të kenë qënë mbi 18.

carlo doglioni termet ne turqi

Sondazh

Poll