Bota

Para dhe Pas/ Fotot që tregojnë shkatërrimin nga tërmeti në Turqi

Disa orë më vonë, teksa njerëzit ishin ende në kërkim të të mbijetuarve në rrënoja, pati një tërmet me përmasa të ngjashme, 100 km në veri.

6 Shkurt 2023, 23:07 Nga I.A
Para dhe Pas/ Fotot që tregojnë shkatërrimin nga tërmeti
Fotot para dhe pas

TURQI- Dy tërmete të mëdha dhe një sërë pasgoditjesh kanë goditur Turqinë, Sirinë dhe rajonin përreth, duke vrarë më shumë se 2700 njerëz dhe duke shkaktuar shkatërrime të mëdha. Tërmeti i parë, me magnitudë 7.8, ra në orët e para të mëngjesit pranë qytetit të Gaziantepit, në jug të Turqisë. Disa orë më vonë, teksa njerëzit ishin ende në kërkim të të mbijetuarve në rrënoja, pati një tërmet me përmasa të ngjashme, 100 km në veri.

Intensiteti i lëkundjeve rrëzoi gjithashtu blloqe kullash dhe ndërtesa publike në veri të Sirisë dhe u ndje deri në Qipro dhe Liban. Epiqendra e tërmetit të parë ishte afër Gaziantepit, një qytet me më shumë se dy milionë banorë. Shumë dolën në rrugë teksa ndërtesat filluan të dridhen.

termet ne turqi

Sondazh

Poll