Bota

Agjencia turke: Të paktën 5606 ndërtesa u shembën gjatë dhe pas tërmetit

Janë gjithsej 19,574 personel shpëtimi që punojnë në rajonin e tërmetit për përpjekjet e rikuperimit, thuhet në një deklaratë të AFAD.

6 Shkurt 2023, 22:35 Nga I.A
Agjencia turke: Të paktën 5606 ndërtesa u shembën gjatë
termeti

TURQI- Të paktën 5,606 ndërtesa u shembën gjatë dhe pas tërmetit të hënën, sipas Agjencisë së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave të Turqisë. Janë gjithsej 19,574 personel shpëtimi që punojnë në rajonin e tërmetit për përpjekjet e rikuperimit, thuhet në një deklaratë të AFAD. 

Turkish Airlines njoftoi të hënën se operacionet e fluturimit për në Adana, Elazig dhe Diyarbakir vazhdojnë për qytetarët që duan të arrijnë në zonën e tërmetit. Sipas deklaratës së Afad, aeroportet në Malatya, Adana, Diyarbakır dhe Adıyaman janë të hapura për të gjitha fluturimet.

Aeroportet Gaziantep dhe Şanlıurfa janë të hapura vetëm për fluturime ndihmash ndërsa aeroportet Kahramanmaraş dhe Hatay janë të mbyllura për fluturime për shkak të dëmtimit të tërmetit, thuhet në një deklaratë të AFAD. Numri i të vdekurve në Turqi u rrit në 2,316 të hënën, sipas Agjencisë së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave të Turqisë (AFAD). 

 

Agjencia turke: Të paktën 5606 ndërtesa u shembën gjatë
Harta

Çfarë po ndodh në Turqi?

Kufiri mes Turqisë dhe Sirisë është goditur ditën e sotme nga dy tërmete të fuqishme. I pari tronditi banorët rreth orës 04:17 dhe ishte 7.4 ballë. Ndërsa i dyti, 7.7 ballë ndodhi rreth orës 11: 24. Deri më tani, janë shënuar mbi 3000 viktima dhe mbi 10 mijë të plagosur. Lëkundja e parë tronditi banorët rreth orës 04:17 me epiqendër pranë qytetit të Gaziantep. Tërmeti i parë ndodhi 23 kilometra (14.2 milje) në lindje të Nurdagi, provincën Gaziantep, në një thellësi prej 24.1 kilometrash (14.9 milje), tha Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara (USGS). Nurdagi ndodhet përgjatë kufirit Turqi-Siri dhe tërmeti u ndje në disa vende të rajonit, duke përfshirë Sirinë dhe Libanin. Ndërtesat u shembën në Kahramanmaraş, Gaziantep, Diyarbakır, Malatya, Şanlıurfa, Adıyaman, Hatay, Adana dhe Osmaniye u shkatërruan. Tashmë ka nisur një operacion kërkim-shpëtimi. Paslëkundjet deri më tani raportohet të kenë qënë mbi 18.

termet ne turqi

Sondazh

Poll