Bota

Tërmeti Turqi-Siri/ BE-ja aktivizon mekanizmin e reagimit ndaj krizave

Nëpërmjet këtij mekanizmi, presidenca e Këshillit koordinon reagimin politik ndaj krizës duke bashkuar institucionet e BE-së, shtetet anëtare dhe aktorë të tjerë kyç.

6 Shkurt 2023, 22:46 Nga I.A
Tërmeti Turqi-Siri/ BE-ja aktivizon mekanizmin e reagimit ndaj krizave
BE

BRUKSEL- Bashkimi Evropian ka aktivizuar mekanizmin e tij të reagimit ndaj krizave në mënyrë që të koordinojë më shpejt masat mbështetëse të bllokut për Turqinë dhe Sirinë pas tërmeteve shkatërruese të së hënës. Marrëveshjet e IPCR-së forcojnë aftësinë e BE-së për të marrë vendime të shpejta kur përballet me kriza të mëdha ndërsektoriale që kërkojnë një përgjigje në nivel të BE-së. Nëpërmjet këtij mekanizmi, presidenca e Këshillit koordinon reagimin politik ndaj krizës duke bashkuar institucionet e BE-së, shtetet anëtare dhe aktorë të tjerë kyç.

“Presidenca suedeze ka vendosur më 6 shkurt 2023 të aktivizojë reagimin e integruar ndaj krizës politike (IPCR) për të koordinuar masat mbështetëse të BE-së në përgjigje të tërmetit në Turqi dhe Siri, në bashkëpunim të ngushtë me Komisionin Evropian”, tha Këshilli i BE-së në një deklaratë.

Çfarë po ndodh në Turqi?

Kufiri mes Turqisë dhe Sirisë është goditur ditën e sotme nga dy tërmete të fuqishme. I pari tronditi banorët rreth orës 04:17 dhe ishte 7.4 ballë. Ndërsa i dyti, 7.7 ballë ndodhi rreth orës 11: 24. Deri më tani, janë shënuar mbi 3,452 viktima dhe mbi 10 mijë të plagosur. Lëkundja e parë tronditi banorët rreth orës 04:17 me epiqendër pranë qytetit të Gaziantep. Tërmeti i parë ndodhi 23 kilometra (14.2 milje) në lindje të Nurdagi, provincën Gaziantep, në një thellësi prej 24.1 kilometrash (14.9 milje), tha Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara (USGS). Nurdagi ndodhet përgjatë kufirit Turqi-Siri dhe tërmeti u ndje në disa vende të rajonit, duke përfshirë Sirinë dhe Libanin. Ndërtesat u shembën në Kahramanmaraş, Gaziantep, Diyarbakır, Malatya, Şanlıurfa, Adıyaman, Hatay, Adana dhe Osmaniye u shkatërruan. Tashmë ka nisur një operacion kërkim-shpëtimi. Paslëkundjet deri më tani raportohet të kenë qënë mbi 18.

termet ne turqi

Sondazh

Poll